Guljelm Radoja lindi me 2 Korrik 1945 dhe u nda nga jeta më 5 Maj 2021. Ai ishte nje nga aktorët shqiptar nga më të spikaturit, i filmit dhe teatrit. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës”. Filmi fliste për një ngjaje të viteve ‘42. Në një qytet bregdetar bëhen planet dhe penetrimet e ilegalëve për të hedhur në erë një depo ushtarake me municione. Fshatari Jaho Labi që hyn në punë si hamall dhe vajza e Riza Korrës Vera, të cilën i ati kërkon ta mbajë të mbyllur lidhën me njerëzit e lëvizjes komuniste ndërsa toger Gurabardhi që ka punuar pranë Italianëve e ndihmon të gjithë grupin të arrijë qëllimin.
Në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Në vitin 1970 ai luajti rolin e inxhinierit ne filmin “Gjurma”, film ne te cilin luajti dhe aktori madh Naim Frasheri. Edhe pse një rol episodik Guljemi do të fillonte të hidhte hapat drejt një aktori të madh, aq më shumë që në këtë film ishin regjisor i madhi Kristaq Dhamo me një skenar të po vetë ati dhe Peçi Dados dhe muzikën nga i mirënjohuri Kozma Lara.
Ne vitin 1974 ai do te spikaste me nje tjeter rol ne filmin Shtigje Lufte, ku do te lunate rolin e nje spiuni Brenda radheve te partizaneve, Tafa, që u be i njohur per disa batuta. Vetem nje vit me pas ne vitin 1975 ai perseri do te lunate ne nje rol mbreslenes ne filmin Ne fillim te veres, në rolin e tenente Gurabardhit.
Mesa duket ai tashme kishte terhequr vemendjen e regjisoreve si nje aktor i kompletuar dhe po pas nje viti, ne 1976 ai do te merrte pjese në një tjetër film që ka mbetur në memorin e njerezve, ku luajti rolin e togerit gjerman edhe këtu me nje batut që vazhdon të jete aktuale: Ku jane tre gra! Po në kete vit ai do të shkëlqente në një tjeter rol, ate te priftit ne filmin “Gjenerali i Ushtrise se vdekur”. E si per te mos mjaftuar keto ai tregoi se do te kishte nje pjesmarrje te gjate ne filma ku luajti perseri ne vitin 1976 rolin e komisarit te filmi Zani Partizani.
Nje vit më pas, ne 1977 me nje kaste të shkelqyer aktoresh ai do te interpretonte ne nje tjeter film, nga i cili ndante kujtiome te shumta. Behet fjale per rolin e arkeologut te filmi Shembja e Idhujve.
Tashme dimensioni aktorit levizte sa ne nje karakter ten je tjeter sa ne nje personazh te nje tjeter duke dhuruar tre personazhe teresisht te ndryshem ne tre filma qe mori pjese ne vitin 1978, ate te major Kellit te filmi I Treti, ate te inxhinierit te filmi Ne pyjet me bore ka jete dhe nje tjeter rol qe ka mbetur ne memorie sin je nga me te miret ashtu sic thonte edhe vete ate te Zotit Alberto te filmi Gjeneral Gramafoni.
Me pas do të vinte një nga interpretimet mjeshterore të tij, atë të një patrioti per te cilin shprehte nje vrejtje gjithmone se perse nuk u quajt me emrin e vertete te patriotit, por sic dihet nga te gjithe njihet me emrin e Stefan Bardhit.
Viktori dhe Agimi do te ishin dy rolet e radhes ne filmat televizive Dorina ne vitin 1979 dhe Goditja ne vitin 1980.
Ne vitin 1980 ai do te lunate nje tjeter rol qe ka mbetur nga me te miret e tij, ndersa ndiqet akoma e kesaj dite nga teleshikuesit. Behet fjale per filmin Gezhoja Vjeter ku ai interpreton rolin e Servet Saraçit.
Ne vitin 1982 ai do ti kthehej nje tjeter filmi tashme ne po ne nje rol patrioti, ku luan rolin e Lym kepit, nje patriot qe do te shoqeroj Ismail Qemalin ne film te interpretuar nga I madhi Sander Prosi. Behet fjale per filmin Nentori Dyte i realizuar ne vitin 1982.
Po ne kete vi tai do te realizonte edhe dy role te tjere ne kinematografinë shqiptare që ishin Rruga e Lirisë, ku ai intereton rolin e Aleksit. Tashmë një actor I të tjera përmasave, ai dilte nga një karakter në tjetrin, nga një personazh në tjetrin, nga një dimension artistic në tjetrin dhe ishte koha që për Guljem Radojën të mos kishte më rol të madh apo të vogël. Ai dinte të jetësonte cdo rol. Në vitin 1982, pra në po këtë vi tai interpretoi rolin e Rexhepit në filmin Era e ngrohtë e thellësive, ku luajti krah të madhit Kadri Roshi, apo edhe të tjerëve si Ilia Shyti dhe Vangjush Furxhi. Nga dentist në kohë lufte te inxhinieri i miniervae si burokrat, për të shkuar te një tjetër interpretim që ishte Refiku, ai i agjentit në filmin Gracka, film ky që u luajt në vitin 1983.
Më pas do të vinte një tjetër rol i tij që ka lënë mbresa të vecanta. Madje po sipas tij roli më I bukur i karrierës. Në një intervistë për bulevard tv ai do të theksonte se ishte padyshim roli më I bukur dhe më i realizuar nga ai. Titullin e këtij filmi ai e bëri lajmotiv të jetës duke kërkuar që të kishte atë fund në ciklin e kësaj bote. E përjetonte sa herë fliste dhe ndihej mirë që filmi ishte bërë me emrin orgjinal të rolit që ai lunate për një nga patriotët e mëdhenj të gjuhës shqipe, Petro nini Luarasi. Bëhet fjalë për filmin Kush vdes në këmbë që u realizua në vitin 1984.
Tashmë i kërkuar nga regjisorët e mirënjohur për elokuencën artistike të tij në role, nga ai I patriotit Petro Nini, po këtë vit do të realizonte pothuajse në ekstrem rolin e Leçianos në filmin Vendimi.
Filmi Të paftuari një vit më pas do ti jepte rolin e mjekut, film I cili u xhirua dhe doli në kinema në vitin 1985. Filmi “Të paftuarit” prodhim i vitit 1985. Me regji të Kujtim Çashku, skenar të Ismail Kadare, dhe muzikë të Feim Ibrahimit.
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Prilli i thyer”. prilli i vitit 1939 është muaji i mjaltit dhe në të njëjtën kohë një muaj tragjik për shkrimtarin Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. I tillë është ky muaj edhe për Gjorg Berishën i cili endet në malësi duke shijuar ditët e tij të fundit të lirisë. Sipas kanunit ai ka një muaj liri para se të ngujohet në kullën e tij. Jeta e Gjorgut rrezikohet sepse ai u hakmor për vdekjen e të vëllait. Në rolet kryesore do të ishin stekat e kinematografisë shqiptare në atë kohë si Reshat Arbana në rolin e Mark Ukacjerra, Piro Qirjo në rolin e Gjorg Berisha, Mario Ashiku në rol princi, Timo Flloko në rolin e Martin Alushit, Violeta Dede në rolin e gruas së Martinit, Rajmonda Bulku në rolin e Dianës, Vangjush Furxhi në rolin e Besian Vorpsit etj.
Në po këtë vit ai do të interpretonte edhe në filmin Mondi dhe Diana, në rolin e babait të Mondit. Filmi “Mondi dhe Diana” prodhim i vitit 1985 me regjia të Besim Kurtit, me skenar të Gaqo Bushaka, dhe muzikë të Maksim Shehut. Në këtë film ai do të interpretonte në rolin e babit me Adlei Bashën Violeta , Fatmir Guri , Ndrek Shkjezi, Drita Haxhiraj, Zija Grapshi etj.
Po këtë vit ai do të realizonte edhe prodhimin e tretë kinematografik, ku për herë të parë në krah të tij do të interpretonte dhe djali i tij Rei! Bëhet fjalë për filmin Asgjë nuk harrohet me regji të Esat Ibro, skenar të Teodor Laço dhe muzikë të Aleksandër Lalos.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitet para 1990, por sillen edhe ngjarje nga e kaluara për të hedhur dritë në fakte dhe karaktere të ndryshme. Një i riatdhesuar vritet në një qytet të vogël. Askush nuk e di kush është vrasësi. Krye hetuesi e merr përsipër këtë ngjarje dhe ia del të zbulojë shkaqet e krimit. Në këtë film Guljemi do të interpretonte rolin e peshkatarit, ndërsa krah tij do të ishin dhe aktorë të mirënjohur si miku I tij I ngushtë Llazi Serbo, Thimi Filipi, Jani Riza, Stavri Shkurti, Perika Gjezi, Mario Ashiku, Marko Bitraku, Ilia Shyti, Gjergj Melo, Dhimitër Orgocka, Zhani Ziçishti etj.
Në vitin 1987 do të vinte një tjetër film I Guljem Radojës me regji të Kujtim Çashku, skenarë të Neshat Tozaj dhe muzikë të Hajg Zaharian. Bëhet fjalë për filmin Vrasje në Gjueti ku tre shokë Fredi, Aleko dhe Pertefi shkojnë për gjueti. Dikush qëllon gabimisht Pertefin dhe e vret. Megjithatë asnjë nuk është i sigurt kush është vrasësi i vërtetë. Aleko që e ka qëlluar vërtet Pertefin pa dashje nuk ka kurajë ta pranojë fajin. Ai përpiqet të përdorë dyshimet dhe ndenjat e fajit. Edhe në këtë film ai do të kishte në krah një kastë aktorësh të mrekullueshëm duke filluar nga Roza Anagnosti, Rajmonda Bulku, Robert Ndrenika, Timo Flloko, Gëzim Kame, Bujar Lako, Ema Ndoja, Nefail Piraniqi, Violeta Dede, Mario Ashiku.
Filmi “Eja” prodhim i vitit 1987 një film me një lloj këndvështri ndryshe nga skenaristi dhe rregjisori për kohën ku Guljem do të kishte përsër një rol të vecantë që për nga interpretimi kërkonte një tjetër qasje. Me regjia të Piro Milkanit, skenar të të ndjerit Petrit Ruka dhe muzikë të Ardit Gjebresë, filmi do të nxirrte në pah mjeshtrinë e aktorit Guljem Radoja në dyzimin mes dashurisë për vajzën e tij si baba dhe në rolin e njerkut në fakt për motrën e vajzës së tij.
Një vit më pas duket se Radoja u ngjiz me Krujës, ku do të lunate një tjetër film që ka mbetur në memorie të shikuesit. Edhe pse në një rol dytësor ai ka mundur ti japë atij përjetimin e një nëpunësi, të një prindi po edhe të një miku për babain e djalit që I bëhet problematic. Nga fjalët e ashpëra te fjalët lutëse dhe përkëdhelse. Bëhet fjalë për filmin Flutura në gabinën time! Filmi me skenar të Tedor Lacos, muzikë të Hajg Zaharian dhe regji të Vladimir Priftit I prodhuar në vitet 1988 nisur edhe nga zhvillimet që po merrte shoqëria në kufijtë e kapërcimit të sistemëve bëri shumë jehonë dhe shihet me endje edhe sot si përplasje dhe dyzim karakterësh.
Në vitin 1989, një tjetër film, parë nga një kënvështrim tjetër tashmë nga rregjisori I mirënjohur Dhimitër Anagnosti do ta vinte në rolin e priftit. Filmi bazohet në romanin Gjenerali I Ushtrisë së vdekur të Ismail kadaresë, I parë nga kënvështrimi I Anagnostit që do të ndërtonte skenarin dhe regjinë me muzikë të Gjon Simonit. Një gjeneral dhe një prift Italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin të porositur nga Beti kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur një koloneli të njohur dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj plaka Nicë.
Lëvizjet që po ndodhnin nën rrogoz, po gjithashtu edhe drithërimat që sistemi komunist po merrte do të manifestoheshin edhe në kinematografi, ku jo vetëm ra prodhimi I tyre, por edhe ato pak filma që u prodhuanmë shumë tentuar të rrisnin moralin e një shoqërie që kishte rënë tashmë dhe tjetër gjë po kërkonte.
Guljem Radoja do të kthehej në një tjetër interpretim katër vite më pas, kur sistemi I vjetër kishte mbetur pas vetëm fizikisht, pasi tentakulat e formimit ideologjik, këndvështrimi I shoqërisë në shumicë mbetej po ai me një tjetër oreks në fakt për më shumë para, për më shumë jetë, po e ditur se si ndërohej dhe do te realizohej kjo.
Një kështjellë mesjetare. Një artist ka ndërtuar një monument të madh të një kali pa bark. Mbreti vdes papritur. E shoqja mundohet ta mbajë sekret vdekjen e tij derisa trupi i pajetë kthehet në një skelet mbi fron. Populli ende brohoret për mbretin dhe mbretëresha ha çdo ditë për dy: për vete dhe për mbretin e vdekur. Bëhet fjalë për filmin Nekrologji I cili nisi xhirimet në vitin 1993 dhe u shfaq në vitin 1994. Filmi ishte me skenar dhe regji të Fatmir Koçit, ndërsa në të krahas guljem Radojës interpretuan dhe aktorët Enver Petrovci, Rajmonda Bulku, Guljelm Radoja, Vetiona Mani, Erjon Teme, Sejfulla Myftari, Mehdi Malkaj etj.
Tashmë plagët kishin ndryshuar. Varfërinë ishte zëvendësuar në forma tjera dhe sillte fenomene që sistemi I kaluar nuk I lejonte të paktën në dukje. Kishin filluar të dëgjoheshinmë shumëfjalët vrasje, grabitje, largim nga vendi, prostitucion, drogë etj. Kjo duket se ngacmoi profesionalisht Gjergj Xhuvanin që do të thërriste për interpretuar në vitin 1994 Guljem radojën në filmin Dashuria e fundit, në krah me aktorët Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi etj. Drama e një prostitute. Historia e dashurisë së saj të fundit e ndihmoi të merrte kurajo e të ngriheshe kundër asaj që po eksperimentonte kundër opinionit predikimeve. Duke luftuar vetë ajo mundi të dalë nga kjo gjendje.
Por edhe pse tematika ishte shtuar ndjeshëm, ajo që vihej re ishte se askush nuk e përfillte më këtë realitet. Madje as edhe institucionët që mund të prodhonin filma. Pa buxhet, me shumë halle dhe pa atë impenjim të duhur, vetëm stafi I filmit mund të realizonte një produksion të tillë.
Në fakt në një realitet ku aktorët ishin lënë si jetimë, ku asgjë nuk ishte më në shërbimin e tyre, madje ku nisi ede një emigrim I tyre, Guljem radoja do të interpretonte në vitin 1998, një vit pas asaj katrahure që ndodhi në Shqipëri në vitin 1997, në dy filma. Fillimisht në filmin Kolonel bunker.
Kolonel Bunker është film shqiptar, prodhim i vitit 1998 me regji nga Kujtim Çashku, skenar nga Kujtim Çashku, me produksion nga 3B Production Film Studio Dom Orafilm dhe kompozim të muzikës nga Andrezej Krauze.
Kolonel Bunker është një parabolë politike e bazuar në fakte portrete të ngurtësuar mbi të cilat regjimi parnojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi Stalinian i qeverisë Shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto një ushtarak profesionst njihet si “Kolonel Bunker”. Guljem radoja do të interpretonte krah aktorëve të mirënjohur si Agim Qirjaqi, Anna Nehrebecka, Qun Lajçi, Kadri Roshi, Petrit Malaj, Fatime Lajci, Sefedin Nuredini, Xhevat Limani, Sidorela Kola, Maurice Nach, Teresa Lipoëska, Orestia Kapedani, Sulejman Dibra, Spiro Urumi etj.
Filmi në fjalë nisur edhe nga ajo që kishte kaluar dhe po kalonte vendi u prit mirë, kjo edhe për faktin se filmat shqiptarë tashmë ishin me pikatore ose edhe nuk ishin fare.
Në fakt po në këtë vit do te realizohej edhe një tjetër film I sukseshëm siç ishte ai Dasma e Sakos. Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore ndodhin drama të mëdha. Një përzjerje e trembshme gjërash të egra me të brishta urrejtjesh me dashuritë vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor.
Me regji të Vladimir Priftit, skenar të Vath Koreshit dhe muzikë të Aleksandër Peçit, filmi do të mblidhte dhe një numër aktorësh të njohur si Elvira Diamanti, Agim Qirjaqi, Ndriçim Xhepa, Albert Vërria, Xhevdet Ferri, Tinka Kurti, Neritan Liçaj, Artur Gorishti, Vasjan Lami, Alfred Bualoti, Monika Lubonja etj.
Një vit më pas Guljem Radoja do të merrte pjesë në një tjetër film televiziv. Unë ti dhe Kasandra, hodhi nëpërmjet artit tema të ncehta të një realiteti të ri, por mjaft të rënda. Tashmë shoqëria jonë ishte formësuar me plagët e një sistemi të ri, po që ende në mentalitet kishte mbetur po ai duke rënë shpesh viktimë e fenomenëve të reja të parasë si droga dhe prostitucioni. Shoqëria po humbiste vlerat, ndërsa dashuria, dhembshuria dhe humnazmi kishin marrë ngjyrime të tjera vetëm 8 vite pas rrëzimit të sistemit komunist. Unë ti dhe Kasandra është film shqiptar i vitit 1999 me regji nga Ermira Gjata dhe Spartak Papadhimitri. Filmi flet për jetën aktuale e të rinjëve shqiptarë dhe problemet e tyre me drogën sic thamë edhe më lartë. Me pak emra të njohur Guljem Radoja do të ishte njëri prej tyre.
“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2001-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik. Me regji të Ylli Pepos dhe skenar të Ruzhdi Pulahës ajo u bë telenovela më e ndjekur dhe pse për realizimin e sak kishte një impenjim të madh të stafit realizues dhe kastës së aktorëve. Në mes tyre do të ishte dhe Guljem Radoja. Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve. Vetë regjisori Ylli Pepo pranoi se krahas aktorëve të vjetër si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja, Guljem Radoja etj u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtuquajturin brez i dytë aktorësh. Arben Derhemi, Valbona Imami, Eni Jani tashmë kanë krijuar një imazh të tyrin, një emër dhe një besim të ri për regjisorët.
Telenovela “Njerëz dhe Fate” mori një reagim pozitiv nga qytetaret dhe filloi te ndiqej në mase nga publiku i gjere. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej. Njerëz dhe fate nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.
Për afro pesë vite aktori brilant Guljem Radoja do të mbetej thjeshtë pedagogu në Akademinë e artëve dhe pse kishte xhiruar në një film që për arsye ekonomike nuk po shfaqej. Ishte koha kur kishte regjisorë, kishte skenaristë dhe actor, po tashmë globalizmi kishte bërë të veten. Nuk kishte para ndërkohë që kosto e prodhimit të një filmi ishte rritur shumë herë.
Në vitin 2008, Lutjet e Dashurisë (ose Kronikë provinciale) është një tjetër film shqiptar, në regji të Artan Minarollit bazuar në skenarin e Ylljet Aliçka, ndërsa muzika është kompozuar nga Fatos Qerimi. Filmi është xhiruar në Berat dhe bën fjalë për një ngjarje provinciale. I xhiruar nga viti 2005, por vjen ne kinema ne 2008.
Filmi sjell një histori sa komike aq dhe reale të periudhës së tranzicionit. I vendosur në një qytet provincial, filmi trajton dukuri të jetës së përditshme duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Filmi tregon historinë e një piktori (interpreton Tedi Papavrami), i cili pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi. Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lejon të tjerët të jetojnë të qetë. Edhe n ëkëtë film ai do të ishte përkrah artistëve më të mirë të vendit si Ndriçim Xhepa, Tedi Papavrami, Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Fadil Hasa, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Natasha Sela, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Marko Bitraku, Sheri Mita, Aleko Prodani, Agim Qirjaq.
Më pas Guljem Radoja do të lunate në filmat Der Albaner (Shqiptari) si babai I Etlevës, dhe në dy filmat që janë bërë public në vitin 2011 ai do të lunate në një serial televiziv Në kërkim të kujt. Në “Kërkim të kujt” është një telefilm shqiptar i xhiruar kryesisht në Tiranë në vitin 2009 dhe shfaqur premierë në 2011.
Realiteti shqiptar pas viteve ’90 është ky subjekti i filmit artistik me 10 seri, qe u prodhua nga Top Channel.
Me skenar te Dhimiter e Gjergj Xhuvani dhe regji te këtij te fundit, filmi me titull “Ne kërkim te kujt!” trajton historinë e një familjeje ne Tirane ne vitet e para te pluralizmit.
Ashtu sikurse mijëra familje shqiptare, ajo behet viktime e një plage te shoqërisë vendase: fajdet.
Kjo drame shkakton problematikat, qe shtyjnë drejt krimit, duke çuar kështu personazhet te përballen me drejtësinë, e duke i dhëne filmit ngjyrat e një drame policore.
Fimi i tij i fundit I shfaqur ishte dashuria s’mjafton në rolin e babait të Albanit. Nuk ka asnjë mëdyshje që Guljem radoja ishte një nga mjeshtrat e mëdhenj të aktrimit shqiptar. Ai ishte gjithashtu një personalitet I kinematografisë shqiptare. Ai vazhdoi të ishte pranë filmit deri në momentet e fundit ku jepte mësim në Universitet, ndërsa la si kujtim edhe filmin e fundit të tij dhuruar Tv Bulevard. Për koicidencë ai edhe emisionin e fundit që ishte i pari për televizionin e dha në TV Bulevard.