Ballina Aktualitet Makina përfshihet nga flakët në aksin Levan-Tepelenë, shpëton mrekullisht shoferi

Makina përfshihet nga flakët në aksin Levan-Tepelenë, shpëton mrekullisht shoferi

32
0

Një automjet ka marr flakë në ecje pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.

Burime informacioni nga Drejtoria e Policisë Vendore pohuan se makina ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët. Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë.

Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikëseve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri.

Po këto burime informacioni pohuan se ka pasur vetëm dëme materiale.