Në fakt ndodh rrallë. Ata që duhet ta kujtonin Guljemin kanë heshtur, ashtu sic edhe heshtën në karrierën e tij. Madje heshtën edhe ata që deshën ta përdorin politikisht. Po arti ka fuqinë e tij dhe nëprmjet tij Lemi (Guljemi) depërtoi në çdo moshë, në çdo profesion, madje te çdo njeri i thjeshtë. Land Gjuzi është një njeri i thjeshtë, mekanik, në një servis me të cilin mban familjen, një mik i ngushtë i Guljemit. Ai ishte një nga ata që e përjetoi shumë keq ikjen e Guljemit nga kjo jetë. Pesë ditë më parë më tha se kishte menduar ta kujtonte në 3 vjetorin e vdekjes me një aktivitet dhe këtë aktivitet do ta bënte me shoqatën Vllaznimi , një lider në organizimin e aktivitetëve sportive. Nuk mund ti thoja jo Landit për prezencën aq më shumë që ishte në mes edhe një mik i ngushtë i imi.
Ajo që përjetova sot ishte një emocion I madh. Ishte një emocion pasi fëmijët luanin për të fituar kupën Guljem Radoja. Aktiviteti I zhvilluar nën kujdesin e të mirënjohurit Idriz Gashi duket se kishte bërë edhe gjetjen tjetër. Ishin fëmijë të moshave të vogla, por që posterin që ishte vendosur me fotot e Guljemit nëpër role tregonin dhe filmin.
Idriz gashi rrëfen se zgjodhën mosha të vogla për të transmetuar mesazhin se edhe ata i njohin dhe i duan aktorët e mëdhenj shqiptar. Prania e rregjisorit, skenaristit dhe aktorit Bujar Kapexhiu i dha dimensione të tjera këtij aktiviteti, ku nuk munguan lotët, batutat e Guljemit po dhe buzeqeshja për një nga gjigandët e kinematografisë shqiptare. Miq, gazetarë, aktorë, regjisorë dhe biznesmenë, aq më shumë fëmijë ishin pjesmarrës të kupës Guljem radoja, një aktivitet që organizatorët premtuan se do të jetë në vazhdimsi. Bulevard TV ka ndjekur të plotë këtë aktivitet dhe do ta transmetojë të plotë në mbremjen e sotme! Me poshte eshte video e plotë!