Ballina Editorial Edi Rama është dirigjent i një orkestre korruptive

Edi Rama është dirigjent i një orkestre korruptive

26
0

Nga Namir Lapardhaja 

Shqiptarët kanë shprehjen që peshku qelbet nga koka dhe jo nga bishti. Kjo vlen edhe për Edi Ramën dhe korrupsionin e qeverisë së tij. Peshku ka marrë erë nga koka. Nëse Rama nuk e ndjen, ka probleme me nuhatjen. Por që ta shesë luftën kundër korrupsionit si meritë të tij dhe të PS-së, kjo është hipokrizi e madhe. Në fakt, është më shumë se kaq, është tallje me shqiptarët. Asnjëherë më parë pushteti qendror dhe ai lokal nuk ka qenë më i korruptuar se sot nën qeverisjen e tij. Nëse do ta përshkruanim në mënyrë figurative, Edi Rama sot i ngjan një dirigjenti, ku e gjithë orkestra e tij lëshon tinguj korrupsioni. Tallja e Ramës ndihmohet edhe nga vullnetarët e Ballkonit, të cilët në përpjkeje për të mbajtur bustin gjallë, nuk e kuptuan asnjëherë kohën që nuk mund të kthehet pas dhe momentin që ishte me i volitshmi për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga e shkuara dhe për t’u ndarë përfundimisht nga korrupsioni i së kaluarës, duke fuqizuar një forcë partiake e cila dallon nga pushteti nëpërmjet modelit ndryshe dhe ndarjes me të kaluarën korruptive. Kjo nuk është fatkeqësi thjesht e një partie. Kjo është fatkeqësi e një kombi të tërë. Ndaj është detyrë e Partisë Demokratike të Shqipërisë të japë një model tjetër, me programin dhe ekipin e saj, në mënyrë që të jetë alternativa e vetme që do të mund të bëjë ndryshimin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.