Ballina Aktualitet Atentati në Athinë, vritet armiku i Ervis Martinajt. “E vranë para syve...

Atentati në Athinë, vritet armiku i Ervis Martinajt. “E vranë para syve të fëmijëve”, dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Roan Brahimit në Athinë

50
0

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene raportojnë se mbrëmjen e sotme është bërë atentat ndaj Roan Brahimit, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.

Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.

Së fundmi ai ishte shpallur në kërkim atentatin që u bë ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klinsman Preçi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 21:30 në sheshin Agios Lazaros, kur një motor me dy persona i është afruar mjetit me të cilin lëvizte Roan Brahimi.

Një nga autorët qëlloi tre herë drejt burrit në makinë, e cila i përket gruas që ishte me të.

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Roan Brahimit mbrëmjen e sotme në Athinë.

Mediat raportojnë se ai është ekzekutuar  nga një motor në lëvizje brenda makinës së tij, ku ishte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.

Si pasojë e sulmit me armë ka mbetur i vrarë Roan Brahimi 32-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç.

Sipas mediave greke, një motor me dy persona është afruar me shpejtësi, dhe njëri nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit ku ndodhej Brahimi.

Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.