Ballina Politika Kush është politikani i lartë që fshehu në Tiranë, ish-kryeministrin e Maqedonisë...

Kush është politikani i lartë që fshehu në Tiranë, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut?

20
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se se pse nuk po hetohet politikani i lartë që ka në shtëpinë e tij në Tiranë, ish-kryeministrin Maqedonas në arrati, Nikola Gruevskin.

Karamuço ngre pyetjen se pse nuk po verifuikohet ende kjo ngjarje nga autoritet tona.

Reagimi i Ervin Karamuços:

Cili është politikani i lartë që ka fshehur në shtëpinë e tij në Tiranë, ish kryeministrin Maqedonas në arrati Gruevskin?

Pse kjo ngjarje nuk po verifikohet ende nga autoritetet tona?
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetari Alban Dudushi se ai ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

Meta u përgjigj me ironi se ai fjeti një natë në vilën e tij te Gjiri i Lalëzit, ndërsa shtoi se ai ka komunikimet të vazhdueshme me të dhe se ka respekt.

“Është e vërtetë që Gruevski erdhi te ju? Po po erdhi te shtëpia ime fjeti aty pasi i bëri Monika mëngjes e përcolla e iku. Po po fjeti në një natë në vilën te Gjiri i Lalëzit”, ironizoi Meta.

Presidenti i PL u shpreh se Gruevski ka ndjekur politika shumë të mira të zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së bujqësisë, gjë që edhe vetë Meta ia kishte rekomanduar Edi Ramës në 2013, por nuk e kishte dëgjuar.

Por, çfarë ka ndodhur me Nikolla Gruevskin?

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, u shpall në kërkim në nëntor të vitit 2018 pas urdhër-arrestit të lëshuar për rastin “Tanku”.

Asokohe Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se po kryhen kontrolle në gjithë vendin, por edhe përtej kufijve ku dyshohet se stresohet Nikolla Gruevski.

Kujtojmë që për të ka pasur edhe një dënim në mungesë nga gjykata maqedonase, teksa akuzohet se kishte përvetësuar sende të tjera që i janë besuar në lidhje me punën e tij, si kryetar i VMRO-DPMNE-së që nuk i kishte paraqitur paratë si donacione për partinë, por i kishte përvetësuar.

Bëhet fjalë për shumën e 1.3 milionë eurove, ku togat e zeza kanë dhënë dënimin në mungesë, me 7 vite burg. Gjithashtu edhe SHBA-të e kanë shpallur si person “Non Grata”.

Tashmë, profesori i kriminalistikës pretendon se ai stresohet në Shqipëri dhe për këtë po kontribuon një politikan i lartë shqiptar që e ka fshehur në shtëpinë e tij.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, padyshim që do të ishte skandal i madh për vendin dhe politikën shqiptare.