Ballina Lifestyle Zhaku flet pa filtra: Kur isha 19-21 vjeçe kam bërë dy aborte

Zhaku flet pa filtra: Kur isha 19-21 vjeçe kam bërë dy aborte

16
0

Inida Gjata ose siç e njohim, Zhaku, ka bërë një rrëfim personal në rrjetet sociale. Përmes një videoje të publikuar në TikTok ajo ka shprehur mendimin e saj rreth projektligjit të abortit. Zhaku thotë se vajzat duhet të kenë të drejtë ta marrin këtë vendim për veten dhe ndan përvojën e saj personale pasi në moshën 19-21 vjeç ka kryer dy aborte të vullnetshme.

Unë vetë kam bërë dy aborte dhe i kam bërë shumë e vetëdijshme që po bën abort sepse kisha plane të tjera në jetë. Nuk i bëj dot videot e gjata, kështu që po i bie shkurt, mbase i trajtoj edhe në një video tjetër, disi më të zgjeruar këtë mesazhin që dua të jap ose komentin tim. Vetë personalisht, kur kam qenë 19-21 vjeç, në këtë moshë i kam bërë dy aborte dhe kam dashur karrierën, kam dashur të zhvillohem vetë si individ. Patjetër që duhet të krijohet kjo si mundësi sepse ne e dimë sot vajzat fillojnë aktivitetin apo kryerjen e marrëdhënieve seksuale shumë herët, që në brezin tim, pse neve kur e kemi filluar? Shumë herët.

Zhaku vijon duke thënë se vajzat duhet të jenë të afta për të vendosur edhe në moshën 16-vjeçare dhe sidomos nëse kanë edhe mbështetjen e prindërve, pasi nevojiten shumë faktorë që një grua të jetë e aftë për të rritur një fëmijë. Edhe këtu, ajo ndalet te ardhja në jetë e djalit të saj i cili lindi në momentin kur Zhaku e ndjeu veten plotësisht gati për t’u kujdesur për të.

Kur e solla në jetë Amonin, isha 40 vjeç dhe jam shumë e lumtur që Amon erdhi në jetë pikërisht në atë moment kur unë u ndeva e plotësuar si grua, si nënë, si njeri, e plotësuar në çdo drejtim dhe unë u përqendrova, jam komplet në funksion të tim biri dhe e edukoj, e rris, e shijoj ditën me të, kam çfarë t’i jap. Nuk kam asnjë gjë pishman në jetë, i kam shijuar të gjitha. Deri 5 orë para se të vinte Amon në jetë, unë kam qenë në disko me Kristianin, kam qenë në klub, Kristiani luante si DJ, unë kërceja, deri në minutën e fundit. Qëkur erdhi në jetë Amon, çdo gjë është e përqendruar tek ai dhe unë dua që të ketë një jetë sa më të mirë, sa më të bukur, sa më të lumtur dhe jam me shumë fat.

Në fund, ajo e përmbylli duke u bërë thirrje vajzave që mos të kenë frikë për të marrë vendime të tilla nëse ndodhen në këtë situatë si edhe duke i këshilluar që të marrin gjithnjë masa parandaluese për të mos u vendosur në një pozitë të vështirë.

@inida.gjata.zhaku#viralvideo#homesweethome#abortion#blacksheep#deljaezeze#kreuz#zhaku#inida#nomakeup♬ Originalton – Inida Gjata ZHAKU