Ballina Europë Erdogan: Mbi 1 mijë anëtarë të Hamasit janë duke u trajtuar në...

Erdogan: Mbi 1 mijë anëtarë të Hamasit janë duke u trajtuar në spitalet tona

67
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë aktualisht duke u trajtuar në spitalet turke.

Erdogan tutje është shprehur se ai nuk e sheh Hamasin si një organizatë terroriste.

“Unë nuk e shoh Hamasin si një organizatë terroriste.

Përkundrazi, Hamasi është një organizatë rezistencem tokat e së cilës janë pushtuar që nga viti 1947 dhe pas okupimit ata kanë mbrojtur tokat e tyre.

Është organizata e rezistencës që luftojnë për të mbrojtur ato vende”, është shprehur Erdogan.