Ballina Politika Indrit Sefa zbardh skemën e vjedhes me tendera publik të ministrit Arbian...

Indrit Sefa zbardh skemën e vjedhes me tendera publik të ministrit Arbian Mazniku dhe këshilltarit të kryeministrit Endri Fuga

48
0

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, ka zbardhur skemën e vjedhjes me tendera publik të ish-zëvendëskryebashkiakut, Arbjan Mazniku dhe këshilltarit të kryeministrit, Endri Fuga. Në një deklaratë për mediat, Sefa shprehet se kompania 3I-Solution, ka si pronar burrin e motrës të administratorit të restorantit “The Home”. Ky restorant është në pronësi të ministrit Arbian Mazniku dhe këshilltarit të Ramës, Endri Fuga, ndësa ka fituar nga bashkia e Tiranës plot 4 tendera me vlerë qindra milionë eurosh.
Sefa shprehet se skema është e njëjtë si ajo e 5D dhe i bën thirrje SPAK që të shtrijë hetimet në këtë skeme korrupsioni e cila është e frymëzuar nga Edi Rama dhe e zbatuar nga ushtarët e tij Erion Veliaj me bashkëhajdutët e tjerë.

DEKLRATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

Skema është e njëjtë.
5D nuk është fenomon i izoluar, e gjithë bashkia vjedh njësojë, madje dhe me mbështetje të Edi Ramës. Trajtimi i insitucioneve publike si plaçkë personale dhe tjetërsimi i fondeve në xhepat e funksionarëve të lartë, është frymëzuar dhe bekuar nga Edi Rama. Promovimi i zëvendësit të Erion Veliajt si ministër i Ramës, tregon qartësisht që këta janë bashkërisht pjesë të kësaj skeme të tmerrshme korrupsioni.
Arbjan Mazniku si zevendës i Erion Veliaj sëbashku me Endri Fugën këshilltarin e besuar të Edi Ramës, në pikun e pandemisë COVID 19, ku asnjë qytetar nuk lejohej të dilte nga shtëpia, blenë restorantin “The Home” dhe pronarin që e shiti këtë biznes e lënë përsëri administrator të tij.
Familjari i admnistratorit të restorantit të Maznikut dhe Fugës ka marrë 4 tendera nga Erjon Veliaj dhe bashkëhajdutët e tij. Kompania 3I-Solution ka marrë tender 50 milionë nga Ujësjellesi i Tiranës i drejtuar nga Redi Molla në vitin 2020.
Po i njëjti Redi Molla pasi shkon si administrator te kompania e bashkisë, Tirana DC, i jep përsëri tender prej 700 milionësh burrit të motrës së administratorit të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës.
Mazniku si nënkryetar bashkie i ka dhënë kompanisë 3I-Solution, pra burrit të motrës së administratorit të bisnesit të tij, një tender prej 105 milionësh që në janar të vitit 2022 si dhe duke mos e lënë me kaq, në qershor të të njejtit vit Ujësjellësi i Tiranës i ka dhënë përsëri një tender prej 20 milionësh të njëjtës kompani.
Kompania 3I-Solution ka fituar gjithsej 4 tendera publik dhe të gjithë tenderat i ka përfituar në bashkinë e Tiranës dhe në ndërmarrjet në varësi të saj, të cilat kontrollohen nga Erion Veliaj.
Kjo kompani ka një rekord të jashtëzakonshëm, të gjitha kompanitë e tjera që kanë konkurar me të janë skualifikuar. Në të gjitha tenderat publik ku ka konkuruar kompania 3I-Solution sh.p.k asnjë konkurent i saj nuk është kualifikuar duke e bërë këtë kompani të vetme në garë.
Skema ëshjtë e njëjtë. Erion Veliaj nuk është vetëm.
Ai udhëhiqet dhe drejtohet nga mentori i tij Edi Rama. Edi Rama i dërgon njërzit për të drejtuar bashkinë e tij. Edi Rama i bën politikat e betonizimit të Tiranës, Edi Rama ja promovon hajdutët e devotshëm të Erion Veliajt duke i bërë ministra.
Aksi i bulevardit bashki-kryeministri është i gjithi një skenë krimi, që fillon me inceneratorët dhe shtrin tentakulat e korrupsionit në të gjithë jetën ekonomike të vendit.
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Edi Ramën dhe Erion Veliajn si pronarët faktik të Inceneratorit të Tiranës i cili u pohua publikisht nga bashkëhajduti tjetër në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj. Faktet e reja tregojnë qartë që skema e vjedhjes 5D është bërë me bekimin e Edi Ramës dhe me realizimin e Erion Veliajt.
Edi Rama është nona e korrupsionit, ndërsa Veliaj, Ahmetaj, Beqja, Mazniku, Fuga, Qato, Tusha, Molla, dhe të gjithë hajdutët e tjera janë pjesë e haremit të tij pervers për të vjedhur shqipërinë.
Partia Demokratike e shqipërisë i bën thirrje SPAK që në mënyrë imediate të shtrijë hetimet në këtë skemë korrupsioni e cila është e frymëzuar nga Edi Rama dhe e zbatuar nga ushtarët e tij, Erion Veliaj me bashkëhajdutët e tjerë.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe kompanive private të cilët janë viktimë e padrejtësive dhe nuk i drejtohen personalisht organeve të drejtësisë, të paraqesin çdo informacion që ata disponojnë në Partinë Demokratike e cila do të vendosi në dispozicion të gjithë burimet njërzore që ajo disponon për të çuar përpara drejtësisë çdo funksionarë që abuzon me detyrën shtetërore në dëm të qytetarëve.