Ballina Sport Bonucci thotë “mjaft”, mbrojtësi italian pensionohet nga futbolli

Bonucci thotë “mjaft”, mbrojtësi italian pensionohet nga futbolli

36
0

Leaonardo Bonucci tërhiqet nga futbolli. Ish-lojtari i Juventus, i cili u largua nga bardhezinjtë gushtin e kaluar me polemika, do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në karrierë.

Dhe këtë do ta bëjë në Turqi me Fenerbahce, ku u transferua janarin e kaluar pas ndarjes së hershme me Union Berlin.

37-vjeçari do të varë këpucët pas ndeshjes përballë Istanbulsporit.

Bonucci megjithatë nuk dëshiron të largohet përgjithmonë nga bota e futbollit, pasi edhe më parë ai ka shprehur dëshirën për t’u bërë trajner në të ardhmen.