Ballina Aktualitet Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën për lirim Lefter Kokës

Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën për lirim Lefter Kokës

41
0

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e radhës për lirim nga burgu të ish-ministrit të mjedisit, Lefer Koka.

Këtë herë, ish-zyrtari i lartë i izoluar në qeli prej dhjetorit 2022, fillimisht për inceneratorin e Elbasanit e më pas edhe për atë të Fierit, kërkoi të thyente masën e tretë të sigurisë “arrest në burg”, caktuar ndaj tij për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Një Kolegj Penal i Gjykatës së lartë nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-ministri, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”, duke lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm.

Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë la në fuqi edhe për Taulant Tushen, drejtorin e drejtorisë së punëve publike në Bashkine e Tiranes dhe  Namik Simixhiun, ish anetarin i komisionit për dhënien e koncesionit.

Ndërsa për të dyshuarit Alba Thoma, Pëllumb Abeshi, Silena Tola e Sidita Kopliku, Gjykata e Lartë konfirmoi masën e “arrestit në shtëpi”. Aktualisht mbi ish-ministrin Lefter Koka rëndojnë tre masa sigurie “arrest në burg” dhe dy vendime fajësie.

Në përfundim të gjykimit të dosjes së inceneratorit të Fierit, Koka u fajësua për “korrupsion” dhe “pastrim të parave” dhe u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, ndësa në çështjen e inceneratorit të Elbasanit 5 vjet e 8 muaj burg.

Të dy vendimet janë ankimuar prej tij dhe presin gjykimin në Apelin e Posaçëm. Në vijimësi Koka ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, në të tre shkallët e gjykimit, duke paraqitur edhe raporte mjekësore për probleme të rënda shëndetësore, por në asjë rast nuk ka bindur gjykatën, ta lirojë nga “arresti në burg”.