Ballina Kosovë Haradinaj i përgjigjet Krasniqit të PDK-së: Kurti duhet ta përmbyllë mandatin me...

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit të PDK-së: Kurti duhet ta përmbyllë mandatin me dorëheqje, ose shkarkim, e jo të amnistohet

21
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje Memli Kraniqit, i cili ka kërkuar bashkëpunim.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe Qeveria e tij janë fajtore për gjendjen e krijuar kështu që sipas haradinaj, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit.