Ballina Europë Raketat me rreze të gjatë veprimi, Polonia dhe SHBA nënshkruajnë kontratën me...

Raketat me rreze të gjatë veprimi, Polonia dhe SHBA nënshkruajnë kontratën me vlerë 735 milionë dollarë

110
0

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladysçaw Kosiniak-Kamis do të nënshkruajë nesër një kontratë me qeverinë amerikane për blerjen e raketave të lundrimit me rreze të gjatë veprimi JASSM-ER, njoftoi Ministria e Mbrojtjes polake.

Blerja e raketave AGM-158 JASSM-ER rrjedh nga nevoja për të rritur sasinë e armëve të këtij lloji në Forcat e Armatosura Polake, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lufta në Ukrainë ka treguar se sa e rëndësishme është goditja e objektivave që janë edhe shumë larg vijës së frontit, dhe rrezja e raketave që do të prokurohen është afërsisht 1000 kilometra, thuhet në deklaratë.

Vlera e kontratës me qeverinë amerikane është rreth 735 milionë dollarë.

Dorëzimi do të kryhet nga viti 2026 deri në vitin 2030, thuhet në njoftim.