Ballina Kuriozitete Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

12
0

Në fabrikat e BMW-së “patrullojnë” qentë robotikë që kujdesen për sigurinë e punëtorëve dhe makinerive.

Katër qentë robotikë janë futur në procesin e prodhimit të fabrikës Hams Hall në Britaninë e Madhe.

Ata janë bërë nga Boston Dynamics, e njëjta kompani që prodhon robotë humanoidë për ushtrinë amerikane.

Kompania tani është në pronësi të Hyundai, dhe ky bashkëpunim erdhi me iniciativën e BMW.

Qentë robotë përdoren për të monitoruar zonën e fabrikës. Ata janë të pajisur me sensorë dhe kamera përmes të cilave mund të zbulojnë mbinxehjen e makinerive dhe rrjedhjen e gazrave industriale, përfshirë ajrin e kompresuar.

Nga BMW nuk përmendin monitorimin e atmosferës së punës dhe vetë efektin, ndaj besohet se këta robotë janë aty vetëm për sigurinë e punëtorëve.

Edhe pse pak rrëqethëse, veçanërisht për adhuruesit e fantashkencës dhe veprave si Fahrenheit 451, këta robotë quhen SpOTTO, si një aluzion për dy persona.

I pari është Gustav Otto, një nga themeluesit e BMW, dhe i dyti është Nikolaus, djali i tij dhe shpikësi i motorit me djegie të brendshme me katër goditje.

SpoTTO zbulon situata të rrezikshme dhe mund të ngjisë shkallët. Mund të ketë më shumë punë për të në të ardhmen, duke përfshirë leximin e kontrolleve analoge.