Ballina Europë Mbahen sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, të drejtë vote 373 mln persona...

Mbahen sot zgjedhjet për Parlamentin Europian, të drejtë vote 373 mln persona nga 27 vende anëtare të BE

176
0

Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që do të mund të votojnë sot në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet do të zgjasin 4 ditë duke filluar nga dita e sotme dhe dita e fundit kur mund të votohet është data 9 qershor.

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.

Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian.

Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian  pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.