Ballina Slider Indrit Fortuzi në Tiranë pas 9 vitesh, gazetari poston foton me legjendën...

Indrit Fortuzi në Tiranë pas 9 vitesh, gazetari poston foton me legjendën bardheblu

29
0

Ish-sulmuesi i shquar i Tiranës, Indrit Fortuzi, shfaqet në kryeqytet pas 9 vitesh.

Idhulli i tifozëve bardheblu, ka ardhur në Tiranë për të takuar miqtë dhe dashamirësit e tij.

Gazetari i Ora News, Altin Sulçe, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një foto me Fortuzin, ku shkruan: “Me shokun tim Indrit Fortuzi në Tiranë”.

Kjo vizitë e beftë e ish-sulmuesit në Tiranë, tregon se ai i ka zgjidhur problemet financiare dhe i ka hedhur pas krahve gjithçka ndodhi në të kaluarën.