Ballina Politika Mazniku tregon profilet: Kush përfiton rritje page në bashki, kategoria që përjashtohet

Mazniku tregon profilet: Kush përfiton rritje page në bashki, kategoria që përjashtohet

23
0

Qeveria ka njoftuar se do të ketë rritje page për adminsitratën në muajin korrik, por pushteti lokal duket se nuk do të përfitojë në të njëjtën kohë. Arbian Mazniku sqaron në emisinin E-ZONE  me moderatoren Rajmonda Lajthia se skema që do të aplikohet është gati, dhe pritet të marrë vulën nga qeveria gjatë këtij muaji, por më pas janë këshillat bashkiakë që do të përcaktojnë nivelet e pagave të tyre. Por kush do të përfitojë rritje page?

“Të gjitha ata që kanë statusin e nënpunësit civil që në njësitë vendore ne mendojmë se janë 8500-9000 persona që do të kenë një përafrim të pagave, për të njëjtin pozicion pune, pavarisht se në cilën bashki punojnë. Të gjithë ata me status do t’i njehësohet paga. Ndërsa rritje do të kenë edhe stafet politike, që ne mendojmë se janë vetëm 1000 individë. Skema e propozuar përfshin edhe kryetarët e 61 bashkive”, sqaroi Mazniku në intrevistën në E-ZONE.

Skema e prozuar nga ministria e linjës parashikon që një specialist që sot paguhet nga 40-65 mijë lekë, paga e tij të shkojë nga 60-90 mijë lekë. Një përgjegjës sektori paguhet sot me 68 mjë lekë, ndërsa është propozuar që paga maksimale për këtë pozicion pune të jetë 100 mijë deri në 115 mijë. Ndërsa drejtorët e drejtorive do të kenë një tavan page deri në 155 mijë lekë. Tavanet maksimale janë të vlefshëm për Bashkinë  e Tiranës e cila është dhe më e madhja në vend. Po bashkitë e tjera, a do munden të kenë këto paga maksimale?

“Një pjesë të mirë të kostos dhe faturës fianciare do ta mbështesë qeveria. Ndërsa një përqindje që do të miratohet se sa do të jetë, do ta kenë vet bashkitë. Cilado bashki që i ka mundësitë fianciare, do t’i rrisë vet pagat në maksimumet e prezantuara në skemë.