Ballina Kronika Merreshin me drogë familjarisht, arrestohen dy vëllezërit me fëmijët e tyre në...

Merreshin me drogë familjarisht, arrestohen dy vëllezërit me fëmijët e tyre në Kukës

30
0

2 vëllezër së bashku me fëmijët e tyre kishin ngritur një serë kanabisi në Kukës, në fshatin Tejdrinë. Pas kontrolleve në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, janë asgjësuar 143 bimë kanabis, ku në pranga kanë rënë shtetasit  L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.

Gjithashtu, nisën hetimet në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe inspektorin e pyjeve, për moskallëzim krimi dhe për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë

DVP Kukës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Tejdrinë, Kukës dhe asgjësohen 143 bimë narkotike cannabis sativa. Identifikohen dhe shpallën në kërkim 4 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë 1 familjar tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve. Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për moskallëzim krimi dhe për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë gjetur të mbjella në fshatin Tejdrinë, 143 bimë narkotike.

Nga hetimet e kryera janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit  L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, shtetasin T. M., dhe për shtetasin M. M. (vëllai i shtetasve N. M. dhe L. M.) për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe për inspektorin e pyjeve, shtetasin A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.