Ballina Sport Nderim special për legjendën Bekenbauer në Euro 2024, trofeun do e prezantojë...

Nderim special për legjendën Bekenbauer në Euro 2024, trofeun do e prezantojë e veja e ikonës së futbollit që u nda nga jeta

39
0
FILE PHOTO: Organising Committee President for the Soccer World Cup 2006 in Germany, Franz Beckenbauer, looks at the trophy during a news conference in Berlin September 16, 2004. REUTERS/Michael Dalder MAD/JOH/File Photo

Ceremonia e hapjes së Euro 2024 këtë të premte, do të ketë edhe një moment shumë special për të gjithë ndjekësit. Organizatorët dhe UEFA kanë rënë dakord që të ketë një moment në ceremoninë në Mynih, që i kushtohet legjendës Franc Bekenbauer.

“Kajzeri” u nda nga jeta në janarin e këtij viti dhe organizatorët kishin menduar që në një mënyrë apo një tjetër, të nderonin figurën e tij gjatë këtij turneu, duke llogaritur se ai cilësohet si një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Tashmë është vendosur që e veja e tij, Haidi Bekenbauer, të jetë ajo që do të sjellë trofeun e Europianit në qendër të stadiumit në Mynih, ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes.

Ndërkohë, një video e Bekenbauer do të shfaqet në ekranet e stadiumit, në kujtim të legjendës së paharrueshme të futbollit.