Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e policisë këtë të enjte.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kryeqytetit, M.S., 40-vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe nënës së tij.
Sipas policisë dyshohet se 40-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
– M. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe djalit të tij; Materialet i kaluan Prokurorisë.