Ballina Sport Skemat skandaloze të TV Klan: Tifozët të irrituar me transmetimin e ndeshjeve

Skemat skandaloze të TV Klan: Tifozët të irrituar me transmetimin e ndeshjeve

0
38

Transmetimi i ndeshjeve te Kombetares shqiptare ne Europian eshte kthyer ne nje makth per opinionin publik per shkak te disa skemave skandaloze qe ka perdorur Televizioni Klan, qe ka fituar te drejten e transmetimit te ndeshjeve.

Edhe ne pse ne menyre propagandistike ne promot e tyre televizioni thekson se te gjithe tifozet do i ndjekin falas ndeshjet e perfaqesues kuqezi, ata po ndeshen qe prej startit te Europianit me nje paqartesi te pazakonte.

Klan ka vendosur qe te ndryshoje pa asnje lajmerim rregullat ku u ben me dije tifozeve se per te pare ndeshjet tek kanali i tyre duhet vetem  ne rrjetin tokesor, duke injoruar totalisht pjesen me te madhe qe kane rrjet satelitor.

E njejta tabele shfaqet edhe ne aplikacionin Klani Im, ku e ke gjithashtu te pamundur te shohesh ndeshjet.

Kjo ka sjelle nje revolte te madhe ne rrjetet sociale ndaj skemave skandaloze qe Klan ka bere, natyrisht duke pasur dhe perkrahjen e FSHF qe eshte pal ne kete marreveshje. (TemA)