Ballina Lifestyle ‘Tifozi i lashtë” në ndeshjen Shqipëri-Itali/ Aktori i mirënjohur Llesh Biba tërheq...

‘Tifozi i lashtë” në ndeshjen Shqipëri-Itali/ Aktori i mirënjohur Llesh Biba tërheq vëmendjen e mediave të huaja me paraqitjen e tij/ FOTO

31
0

Përveç Sami Rexhepit, shqiptarit nga Skenderaj dhe me banim në Duseldorf të Gjermanisë, i cili u fut në fushë gjatë ndeshjes së kampionati europian, Itali-Shqipëri, një tjetër tifoz kuq e zi ka qenë protagonist dhe ka fituar vëmendjen e mediave të huaja, për shkak të paraqitjes së tij.

Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur mirditor, Llesh Biba, i cili ishte në stadiumin e “Iduna Park”, në mbështetjes të kombëtares.

Me një mjekër të gjatë e të pakrehur dhe me një veshje “mesjetare” Biba dukej totalisht si personazh filmash.

Fotoja e tij është publikuar dhe nga media e njohur sportive “Sky Sport”.

Llesh Biba është aktor dhe skulptor shqiptar nga fshati Nënshejt i Komuna Orosh në Mirditë. Studioi për aktrim dhe më pas punoi si regjisor, që nga viti 1981. Njihet për rolet episodike para viteve ’90, dhe ekspozitat e punimeve në dru me motive arbërore duke performuar në rolin e Marin Barletit.

Motivi i Skënderbeut zë pjesën më të rëndësishme të punëve artistike në gur dhe dru duke ekspozuar kryesisht në Kosovë, Itali dhe Zvicër. Veçohet për fantazinë dhe humorin në aktivitetin e tij artistik në dy rrafshe.

Llesh Biba ka interpretuar në disa filma artistikë në disa role: Babai përkrah Rajmonda Bulkut te “Muri i gjallë”, Roja e binarëve të filmi “Binarët”, Spiuni i klasës punëtore te “Guri i Besës” në Rubik, Ballist trim nga Dukati në “Në emër të lirisë”.