Ballina Sport Bellingham, 15 herë lojtar i ndeshjes për klub e kombëtare këtë sezon

Bellingham, 15 herë lojtar i ndeshjes për klub e kombëtare këtë sezon

34
0

Jude Bellingham mbrëmë shënoi golin e fitores për Anglinë kundër Serbisë në EURO 2024.

20-vjeçari po ashtu u shpall lojtar i ndeshjes për këtë përballje, duke radhitur sukseset individuale të këtij sezoni.

Është hera e 15-të që ai zgjidhet më i mirë i ndeshjes, për klub dhe për kombëtare.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madridin sivjet, u shqua me performancë në La Liga, Ligë të Kampionëve e tash edhe në EURO.