Ballina Kulturë Flet Gëzim Agolli, personalitet i botës së artit, një nga mjeshtrat e...

Flet Gëzim Agolli, personalitet i botës së artit, një nga mjeshtrat e kërcimit dhe koreogorafisë: Artin e bën shpirti, sot ka fonde që rikonstruktojnë institucione pa artistë

27
0

Gezim Agolli, mbreti i kercimit dhe valles në Durres është i datëlindjes 1951 dhe djali i parë i familes së Burhan Agollit. Pasi kishte lindur në Durrës i ati i Gëzimit, Burhan Agolli mori detyrën e kryetarit të komitetit të qytetit të Kavajës. Gëzimi dy vjecar ndryshon bredetin dhe në Kavajë nis pasionin e tij për kërcimin. Është koregorafi vendas Gezim Gjeci që ja vendos në shpirt dashurinë dhe vullnetin për të kërcyer. Ermi I Gëzimit filloi të ngrihej në qiell. Ansambli i Ushtrisë e thithi menjëherë në radhët e tij. Koregorafi Adriatik Metuli u mbështet në aftësitë e djalit durrsak i veshur me magjinë e artit të kërcimit popullor kavajas. Kur ansambli Migjeni në dekadën e majit të vitit 1975 bëri bujë ishte koreograf pikërisht Gëzim Agolli. Ai fitoi siguri, u vesh me art dhe zotëronte ustallëk në kërcim. Provoi në tiranë të kërcente edhe baletin klasit dhe tablo koreografike, por natyra e tij ishin valet popullore. Këtu e thelloi zanatin. Kërcente po edhe krijont, studionte traditën popullore të kërcimit nga veriu deri në jug. Por si mund ta linte Durrësi ti ikte nga duart një koerograf i niveleve të tilla. Iljaz Reka e kërkoi me ngulm Gëzimin në Durrës dhe i ngarkoi si detyrë të krijonte grupin e valleve. Në vitin 1977-78 krijohet ansambi popullore Durrësi, me drejtues koerografin tashmë me emër Gëzim Agolli. Gëzimi ndërtoi edhe familjen e shtrenjtë me bashkëshorte Yllka Kasmin dhe fëmijët Ylker dhe Rezita. Dhjetë vite punë intensive, vitet 1978- 1988 që mbetet një kohë e artë për ecurinë e ansamblit Durrësi ku fitoi cmime dhe korri suksese si brenda dhe jashte atdheut.

Gëzim Agolli u kthye në portretin tërheqës të artit durrsak, origjinalitetin në punë dhe gjetjet dhe risitë që bënte i dhane famë emrit të tij. Të gjitha veprimtaritë që organizoheshin në Durrës nga ansambi Durrësi Gëzim Agolli ishte gjithmonë i ftuar. Tranzicioni goditi edhe grupin e valleve, ku Gëzimi u largua për në Itali dhe prej 215 vitesh jeton në Udine të Italisë. Është bërë gjysh me dy nipa dhe dy mbesa. Forca e pasionit e mban të gjallë edhe në tokën italiane, por pa harruar tokën tonë të bekuar Shqipërinë si në rastin e intervistës për bulevard ku ndodhej në Durrës.

Ai është një personalitet i botës së artit, është një mjeshtër i kërcimit dhe një nga koerografët më të mirë në vite, po për hir së vërtetës, pak i përmendur nëpër media edhe pse një shkollë e kërcimtarisë, një pjesë e krenarisë sonë po edhe e artit të kërcimit dhe koreografisë, që për hir së vërtetës nuk po nxjerr më talente të tilla…Gëzim Agolli faleminderit që jemi bashkë në këtë cikël intervistash.

Faleminderit edhe ju për këtë nisëm të mirë qoftë në television apo edhe në portalin tuaj kur thërrisni artista sportista pasi për hir së vërtetës Durrësi e meriton sepse ka njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet qytetin e tyre. Mendoj se kam pasur kënaqësinë e madhe që kam punuar dhe e kujtoj me nostalgji këtë vend…

Gëzim pas kaq vitesh kur kthen kokën pas dhe shikon atë karrierë tepër të sukseshm, pyetja e parë që të shkon në mend është se si nisi ky rrugëtim cilat ishin indicjet që e shtynë Gëzimin në artin e kërcimit dhe koreografisë?

Me thënë të drejtën pas kaq vitesh edhe unë kujtoj me nostalgji ato vite që unë u linda dhe u rrita duke më shoqëruar arti i kërcimit. Unë u linda në Durrës në vitin 1951 dhe në moshë fare të vogël u transferova në Kavajë për arsye të punës së babait tim, po atje e nisa jetën artistike sepse ai vend I bukur ai qytet i bukur ai qytet i folklorit të mirfilltë quhet Kavajë. Dhe atje nisa një rrugëtim të trashgimisë sime që është folklori dhe tradita e bukur shqiptare e vallzimit popullorë.  Unë vij nga një familje që në gen ka artin, pasi tezja ime, po edhe gjyshi im që ka qenë kërcimtarë, i valsit vjenez në ato vite, ndërsa tezja ime, motra e momës ka qenë prima balerinë e Balshoi teatër, pra një nga rrugëtimet më të jashtëzakonshme që populli dhe shqipëria nuk e përmend sepse është një figurë artistike madhore botërore. Që të jesh kërcimtare e Balshoit teatër është një gjë e jashtëzakonshme, shumë e madhe dhe ndoshta ky gen u përsërit në trupin tim, në mendjen time qysh i vogël që shifsha në kavajë atë tradditacion të bukur të folklorit që ka Kavaja e që sipas meje se ka njeri dhe e them me bindje këtë gjë pasi unë jam njeri që kam shëtitur në të gjitha vendet e Shqipërisë, pra Kavaja është djepi i Shqipërisë së Mesme.

Gëzim për të këmbëngulur te indicja përvec asaj që ju thatë …gjithmonë në një fillim ka pasur njerëz që të kanë përkrahur kur e kanë kuptuar se mund të ishe një kërcimtarë i tillë….

Një nga njerëzit që e nisi dhe e krijoi këtë mendim që unë të jem i aftë për këtë punë ishte i nderuari dhe i respektuari Remzi Gjeci, një nga mjeshtrat e kulturës të Shqipërisë së Mesme në drejtim të koreografisë. Ai ishte i madhërishëm dhe më vjen keq që ajo Kavajë nuk e kujton sot këtë njeri të nderuar. Unë pa asnjë diskutim ja quaj atij për falemdinderit që më mori dhe më përgatiti në këtë lloj mënyre pasi pastaj u zhvillua arti në Tiranë ku unë mora pjesë në Ansamblin e Ushtrisë…po themeli im kryesorë, baza ishte e këtij njeriu që më mësoi mënyrën se si kërcëhet dhe nuk e harroj sepse ndodh jo rrallë që ka shumë njerëz që të japin ndihmën po i harrojnë njerëzit, për mua ai është babai i Shqipërisë së Mesme në drejtimin e folklorit…

Normalisht më pas talenti dhe pasioni bashkohen bashkë…po si ishte ecuria juaj?

Festivali i parë që u bë në Gjirokastër unë kam qenë në moshën 16-17 vjeçare në vitin 1968 dhe u nderova për atë kohë me një nga titujt më të lartë siç ishte “Naim Frashëri” që përmblidhte folklorin, dhe bukurinë e lëvizjëve dhe aty pasi pedagogët më panë më morën dhe më çuan në ansamblin e Ushtrisë, aty ku unë nisa karrierën e bukur figurative të artit të kërcimit sepse ai ishte një institucion që kishte vëmendje dhe ka nxjerrë njerëz të talentuar në shumë gjini në të gjitha kohët, por njëkohësisht edhe me ansamblin e shtetit, me ansamblin migjeni dhe natyrisht aty ishte një shkollë tjetër derisa erdha në Durrës…

Para se të vije në Durrës, natyrisht në këto ansamble që përmendet ke pasur një bashkëpunim me shumë emra të njohur në fushën e kërcimit dhe koreografisë që ja vlen ti kujtojmë edhe ata që nuk jetojnë duke I bërë një homazh edhe atyre

Po do të mundohem të përmend disa duke e nisur nga Adriatik Metuli një nga koregrafët e Ansamblit të Ushtrisë, i cili duke qenë i tilë më nguliti edhe më shumë vazhdimsinë me mënyrën e tij, duke shkuar deri aty sat ë njihem edhe me babain e kërcimit, të koreografoisë dhe folklorit tonë të bukur panajot kanaci. Por edhe korifeu për mua i sjelljes së lëvizjes në art që ishte Gëzim Kaceli, Engëll Tërshana, Dedin Suli që ka qenë edhe në Durrës po dhe shumë emra të tjerë me të cilët unë jam rritur dhe formuar nga prania e tyre, me mënyrën se si ata më mësonin se si duhet të kërceja, si duhet të drejtoja dhe mësoja për të vazhduar artin dhe kjo natyrisht është një kënaqësi e madhe.

Gëzim pavarisht se sot edhe gjykohet, po për hir së vërtetës ka pasur një larmi të madhe aktivitetesh jo vetëm në skenë po edhe në jashtë saj. Sa kanë ndikuar këto në formimin e një artisti duke pasur parasysh rastin tënd?

Tani ajo që unë dua të them është se në vitin 1972 pasi kalova nga ansambli i Ushtrisë dhe isha i përgatitur për të shkuar në  Ansamblin e Shtetit , por një urdhër atëherë që ishte nga partia se atëherë kështu ishte partia mbi të gjitha, i japin urdhër babait që Gëzimi duhet të kthehet në Durrës, sepse është pjestar i qytetit tonë dhe na nevojitet për të ardhmen dhe unë lashë të gjithë atë skenë, bukuri arti që do ta zhvilloja në jetën time për të përfaqësuar qytetin tim të lindjes dhe këtu filloi inisiativa ime e parë. Fillimisht krijova ansamblin e uzinës së radio televizorëve, URT-s, në vitin 1973, kjo sepse humba gjashtë muaj kohë në NISH cigare ku ishte e pamundur fizikisht të ngrije një trup kërcimi pasi vetë natyra i privonte vajza dhe djem. Më pas do të bashkëpunoja me Skënder Myshketën, një njeri i jashtëzakonshmëm, njeri i mirë, babaxhan po edhe njeri i artit.

Gëzim si pritej një njeri që vinte nga Tirana në Durrës, e kam fjalën artistikësh jo vetëm nga komuniteti po edhe nga njerëzit e artit?

Për të thënë të vërtetën nuk ishte edhe aq shumë i njohur kjo si art më vete sepse nuk egzistonte ansambli në Durrës, ishte pse jo i shkretuar dhe vetëm një klub në port, ndërsa ndërmarjet dhe shkollat nga ku nisi puna për ti ngritur me këtë ritëm që kërkosha unë, sipas rregullave të asaj kohe, sepse unë thjeshtë po kërkoja të zhvillohej Durrësi edhe në këtë drejtim dhe faktikisht kështu u bë. Pas URT, filluan edhe ndërmarrje të tjera të kishin grupet artistike, filluan shkollate mesme, koperativat bujqësore që të kishin grupet e tyre artistike, shtëpia e pionerit, sot qendra kulturore e fëmijë që ka qenë drejtor edhe një nga artistët si Naim Kërçuku, sepse ne aty kërkonin kontigjentin për ansamblin, pra ishin njerëz që merreshin me dëshirë dhe përkushtim për të nxjerrë njerëzit e artit. Një nga ata ka qenë edhe Tim Doka, një element i jashtëzakonshëm, me një temepratent të jashtëzakonshëm, pavarsisht se më pas ai kaloi në një tjetër gjini duke u marrë me veglat muzikore, ose vëllai i Shpëtimit, Besnik Doko, që ka dhënë shumë për qytetin e Durrësit. Vangjel Rojdja, një nga koreografët, po edhe të tjerë që nuk më kujtohen tani që kanë qenë një ndihmë e madhe dhe një potencial i qendrës së fëmijëve. Me Naimin përshembull unë kam pasur edhe miqësi familjare po përvec kësaj edhe kërkonte dhe punonte me këmbëngulje që ky element të vinte nga bankat e shkollës.

Atëherë Gëzim një pyetje tjetër që ka të bëjë me atë që ju po flisni, e kam fjalën për kërcimin vallen dhe folklorin që ju përmendet Kavajën, po në fakt e gjithë Shqipëria e mesme për të mos shkuar edhe më gjërë ka zonat e veta me karakteristikat e veta, pra pyetja është se si ndikonte kjo mardhënie midis valles dhe kostumografisë?

Pikërisht për kostumet e Shqipërisë së Mesme edhe vetë qyteti i Durrësit nuk është se është dalluar shumë në këtë drejtim, pasi nisur edhe nga kultura e shoqërisë, po edhe nga ai drejtim që qyteti kishte marrë që kishte të bënte me një gjini tjetër me muzikën e lehtë, po pse jo edhe me një lloj serenatash durrsake, që për fat të keq nuk i njohim mirë akoma. Dhe do të këmbëngul përsëri se ishte Kavaja ajo që e diktonte Durrësin në folklor. Por edhe vetë kostumet, mjafton të përendim Durrësin që duhet thënë se janë tre lloj kostumesh të qytetit, ku hyjnë veshjet e ditës, veshjet e drekës dhe veshjet e valles. Fati im duhet thënë se qe ai që punova me shumë pedagogë në Tiranë dhe falë punës me to unë munda të mësoj të gjitha llojet e kërcimit të të gjithë shqipërisë, duke filluar nga Kukësi, Tropoja, Dibra pasi jam edhe dibran dhe më pëlqen shumë, nga Jugu, Korca, Gjirokastra, pra cdo qytet ka vecantinë dhe bukurinë e vallzimit popullor dhe nga ky bagazh artistik unë arrita të krijoj ansamblin e Durrësit me kërcimtarë të mirfillët dhe të përkushrtuar për të cilët kam një nostalgji të jashtëzakonshme. Ata njerëz janë një vlerë e Durrësit dhe mendoj se duhen nderuar dhe respektuar pasi pak është bërë deri tani.

Kërcimi në pamje të parë të duket një gjë e lehtë, madje që fillon pas bëlbëzimit dhe ecjes, është gjëja tjetër që bëhet duke tentuar të kërcehet. Natyrisht ky kërcim i kthyer në art , atje në skenë ka dhe vecorinë e tij të komunikimit me publikun. Kur është ndjerë mirë dhe kur është ndjerë keq Gëzimi, e kam fjalën në këtë komunikim me spektatorin?

Këto komunikime janë të mirfillta për ata që e njohin anën profesionale se unë përshembull mjafton të shohë një vajzë apo djalë duke ecur dhe krijojë bindjen se di apo nuk di të kërcejë dhe kjo ka të bëjë thjeshtë me përvojën që kam mbledhur në vite në këtë drejtim që më krijon mundësinë për ta njohur që në lëvizje apo ecje. Unë punoja në shkollën Gjergj Kastrioti dhe kur hyja në klasë dhe ai ngrihej nga banka ose dilte nga rreshti krijoja bindjen duke e parë se si ecte nëse ai kërcen apo jo. Dua të them këtu se gjetja e elementit në vitet 72 e në vazhdim karakterizohej nga një fanatizëm që bëhej pengesë me thënë të drejtën. Gradualisht duke krijuar aktivitete artistike edhe pjesmarrja vinte në rritje, kjo sepse u punonte në mënyrë të mirëfilltë. Kështu dua të them se gjërat erdhen në ngritje dhe në koncertet që bënin ne jashtë Shqipërisë, si Ansambëli Durrësi, vallet tona ishin shembull, ishin të mirfillta dhe të vecanta pasi ata mbështetin në një taban folklori që ishte trashëguar duke pasur brenda forcën, dinamikën dhe natyrisht bukurinë dhe të them të drejtën nuk është se unë e kam pare shumë në vendet e tjera këtë lloj tipari të artit tonë të kërcimit.

Desha ta bëj edhe këtë pyetje Gëzim, pasi nga dokumentarët e kohës që kemi parë kur ansamblet tona jepnin shfaqje jashtë shtetit kishin një lloj duartrokitje të tejzgjatëshme që binte në sy dhe besoj që kjo nuk vinte thjeshtë vetëm nga muzika, po edhe nga lëvizjet e valltarëve në skenë…

E saktë, shumë e saktë. Kjo është bukuria e folklorit tonë, sepse siç është një valle nuk është një tjetër, siç është një valle epike nuk është një valle lirike, me atë lirshmërinë, emocionin dhe vallet epike me atë lëvizje që të befason. Përshembull vallja e shpatave, që kërcehet në zonën e Kosovës po edhe më gjërë, aty gjejmë elemnetët e burrërisë, të trimërisë së popullit tonë dhe ndaj e bën atë të veçantë. Dua të them edhe këtë se në mënyrë të çuditëshme vallet tona lirike dhe epike kanë një lloj lidhje mes tyre që duket se i mban ata në një harmoni folklorike të pavdekshme. Më kujtohet kur ka ardhur mjeshtri i madh Panajot Kanaçi bashkë me Rexhep Çelikun në Durrës për ti dhënë një shtytje akoma më të madhe në aspektin artistik. Dua të tregoj një detaj këtu. Unë kërceja me Rexhepin dhe në një moment dëmtova gjurin, pasi rotonda e skenës ishte pak e ngritur dhe duke ditur që vallja që kërcenim duhet të hidheshim shumë lartë dhe mjaftojë një lëvizje që doli bosh për të thyer gjurin. E quajta fatkeqësi të madhe atëherë. Dhe e quaj kështu jo prej gjurit, sepse ai do të rregullohej, po u bëra më keq, përse nuk e realizove këtë valle të bukur. Pra ajo që dua të them jo për vete po në përgjithsi kërcimi shqiptar e ka treguar veten shumë lartë kurdoherë.

Gëzim ju keni dhënë shumë shfaqje edhe jashtë shtetit edhe ansamble të tjera. A ju ka mbetur në memorie ndonjë shfaqje e veçantë ku spektatori ju ka pritur shumë mire?

Do të kujtoj dy shfaqje, njëra ka të bëjë me ansamblin Dajti në Tiranë, në Ohër dhe tjetra në vitin 1980 kur kemi dhënë një koncert para pesë mijë spektatorëve në një fushë dhe çudia është se ne na linin në fund, pasi një natë më parë na vunë të dytët dhe pas shfaqjes sonë ikën spektatorët, dhe e gjitha kjo pasi krijonim mundësinë me tetë valle dhe të mos harrojmë që kishim të veshur në një temperaturë 40 gradë, dy kostume, që të ishim gati për vallen tjetër dhe e kuptoni vetë çfarë do të thotë kjo në kushte të tilla dhe ajo që dua të shtoj ishte se i vetmi shtet që i lejohej të jepte koncert rreth dy orë ishte vetëm Shqipëria, ndërkohë që shtete të tjera jepni vetëm një çerek ore koncert dhe ky ishte vlerësimi që na bënin ne të huajt.

Ju e thatë pak më parë që në zona të ndryshme edhe vallet kërcehen ndryshe, por ndërkohë shtuat edhe se keni kërcyer një larmi vallesh të zonave të ndryshme me karateristika po të ndryshme, në memorien tuaj kush është vallja që është pëlqyer  në të gjithë trevat, pra nga Veriu, Shqipëria Mesme apo Jugu I vendit?

Ne kemi një valle emblem që njihet me titullin “Festë të madhe ka sot Shqipëria” e koregorafik Panajot Kanaçi. Ajo valle është një nga perlat e kërcimit shqiptar. Ka një jehonë, një bashkrendim si në tekst, muzikë dhe kërcim, por mund të them kështu se ka edhe shumë valle të tjera, të Dibrës, Kukësit, të Myzeqesë. Myzeqeja për shembull ka një kënaqësi mënyrën shpirtërore se i këndon tokës dhe pata mundësinë ta dërgoja një valle të tillë në një koncert në Turqi, janë lëvizje duarsh, këmbësh fytyre që duket se kërcen shpirti. E pata vënë edhe në ansamblin Migjeni këtë valle në një nga dekadat e majit dhe duhet thënë se vallet e Myzeqesë ishin disi të rralla se më shumë luheshin valle të një natyre tjetër, por çuditërisht kjo valle u kthye nga spektatori dhe u detyruam e kërcyem edhe një herë tjetër dhe kjo ishte vallja që ansambli Migjeni mori edhe flamurin, stimuj që jepeshin në atë kohë. Dua të them këtë se në larminë e folklorit tonë të gjitha vallet janë të bukura duke i shtuar këtu edhe kërcimin professional të valltarëve.

Si funksion Gëzim mardhënia e koregrafit me kompozitorin…

Shiko koregorafit i lind ideja për të bërë një valle dhe merr spunton e një valle që është luajtur nga populli dhe meqë jemi në Durrës një valle e luajtur në Shqipërinë e Mesme. Tani kjo valle nuk duhet luajtur më në anën folklorike, por i drejtohet një tjetër aspekti krijues që është ai asrtistik. Harmonizimi i kërcimit me muzikën ku padyshim është valltari ai që do ti japi prefeksionin dhe kjo kërkon mund dhe nuk mund të bëhet brenda një dite….

Atëherë sa e vështirë është të realizosh një valle?

Është shumë e vështirë, kërkon mund, kërkon shumë lodhje dhe djerës. Unë si koregoraf duhet ta bëjë me dhjetra herë një lëvizje që interpretuesi ta bëjë një herë, duke shtuar këtu që edhe atij i duhet të perfeksionojë lëvizjen e mësuar, për ta thënë më troç i ngjan asaj të një skulptori që i duhet ta nisë nga asgjëja dhe pak nga pak  me idenë që ai ka ti japë formë e më pas edhe detajet veprës, dhe për të thënë edhe një gjë tjetër , vështirësia më e madhe është te meshkujt, pasi femra është më e prirur, ka anën fiziologjike të trupit që është më e zhdërvjellët, ndërsa djalit i duhet shumë punë, pasi vetë konstrukti është i tillë dhe duhet shumë punë për ta bërë kërcimtarë.Dua të kujtoj këtu një nga djemtë që unë kam pasur Arben Karanxhën, me punë u bë virtuoz, po ashtu Anilën një vajzë e jashtëzakonshme, Engjellushe Belbën, Bardha Pashaj. Pra ishin këta djem dhe vakza që krijuan fidanishten e parë të ansamblit në 77 apo 78, pasi nga shtëpia e pionerit apo ndërmarrjet, shkollat e mesme, këta u merreshin dhe krijohej ajo bërthamë që duhej për të krijuar ansamblin që duhet thënë se nuk kemi lënë vend të shqipërisë pa shkuar dhe dhënë shfaqjje së bashku me këngëtarët e njohur Naim Kërçuku, Rajmonda Kamberi, Ylli Ciftja, Zija Saraci e shumë këngëtarë të tjerë.

Gëzim një pyetje për të shuar një lloj kurioziteti. Sidomos para vitëve 90, dasmat nisnin ca ditë përpara me valle po edhe me ca lojra që shoqëroheshin edhe me kërcime, me këngë. A I keni ndjekur ju personalisht dhe a kanë ndikuar në formimin tuaj pasi folët shpesh për tabanin folklorick

Patjetër dhe dua të them se kanë përfituar shumë. Pa lëvizjen folklorike të popullit nukmund të ushqehesh për të proshuar atë që kemi synuar. Ai ishte ushqimi i parë. Pra duhet të ndiqeshe ato, të merrshe bazën e tyre për të krijuar më pas indiciet për kërcimin popullor shqiptar. Të mos harrojmë që një herë në katër vite shkonin në festival të Gjirokastrës, unë jam përshembull që nga viti 1968 deri në 88, pra pesë herë në 20 vite. Grupin e fundit që kam dërguar në festival të gjirokastrës ka qenë grupi I Detroitit. Po imagjino atje zbulohet bukuria shpirtërore e të gjithë vendit. Ishte dicka e jashtëzakonshme, një vlerë artistike që nuk përsëritet. E dëgjova kur qe herën e fundit po nuk është në atë nivel, nuk ka më atë kërkesë

I larguar prej shumë vitesh nga shqipëria dhe i vendosur në një komunitet ku nuk di ka shumë shqiptar apo jo, po desha tu bëja një pyetje nëse ka pasur tentative nga ana juaj për të ngritur një grup po e quaj nisur nga formimi juaj, nostalgjia, profesionalizmi.

Po ka pasur. Në vitin 1998, vitin që shkova në Itali, me rastin e festave të fundvitit me të rinj dhe fëmijë krijova një ansambël shumë të bukur dhe më kërkuan që ta vazhdoja dhe merresha seriozisht me të, mirpo problemet, hallet bënë të veten. Po pati jehon atje në Udine, sidomos një vajzë e vogël që është duke qëndisur një flamur dhe kuptohet valltarët me atë kërcimin tonë tërhoqën jo pak vëmendjen. Folklori ynë është shumë i bukur dhe vendet tjera nuk e kanë në nivelin tonë pasi nuk e kanë punuar dhe arritën duke e lënë menjanë aty ku kemi arritur ne sot. Më parë ne punonim pa shpërblim, ndërsa sot gjithcka është bërë me pare, komerciale. Baleti kërce këtu me jep paratë dhe kaq.

Tani po dal këtu dhe po e nis nga Durrësi. Një Durrës dikur me estradë, me teatër, me ansambël dhe sot me lekë apo fonde siç i quajmë…

Po e them unë. Të gjitha nuk egzistojnë…

Përse ka ndodhur kjo Gëzim?

Sot ka fonde, ndërsa ne nuk kishim fonde po kishim shpirtin. Nuk është gjë e vogël kjo që po them. Sot ke fonde dhe nuk bohet se mungon ai që thashë më parë. Ne edhe në turne merrnim një qind e pesdhjetë lek sa për të ngrënë bukë. Po ama bukuria e shpirtit ishte tjetër, madhështia e shpirtit ishte tjetër për ta bërë artin. Ishte edhe sistemi i asaj kohe që ta krijonte mundësinë për t’u bërë artist, ndërsa sot nuk vlersohesh fare, as që nuk duan ta dijnë se kush je. Tani lekët merren po nuk i merr shpirti….

Si mednoni a mund të vij një brez që mund ta ripërtrijë këtë traditë, pasi shohim shpesh këngëtarë të rinj, videoklipe, muzikë modrne, po ama kur kërcehet një valle e shqipërisë së mesme ngrihen të gjithë ta shijojnë qoftë dhe ky brez që duket se ka një tjetër shije

Pikërisht kjo është ajo që thashë më parë. Ne e kemi ruajtur këtë folklor që është baza e cdo ngjizje. Them që pavarsisht hapjes që ka ndodhur, pavarsisht rrymave që janë krijuar dhe kohës që jetojmë sot, brezat kanë bërë punën e tyre dhe kjo është merita e përcjelljes. Po të shohësh se po i rikthehem përsëri Kavajës. Dasma fillonte disa ditë përpara dhe ndodhte një fenomen i çuditshëm që ajo nëna që kërcente nuk dilte vetëm, po merrte edhe fëmijën e saj dhe besoj se këtu fillon ngjizja e trashgimisë. Është një traditë që ka kaluar brez pas brezi. Bëhen edhe në vende të tjera dasma po nuk e kanë atë entuziazëm atë alegri që kemi ne.

Gëzim kur kthen kokën pas dhe bën një bilanc qoftë dh emrash të kërcimit dhe koregorafisë shikon se me të vërtetë ata janë pak po kanë lënë një trashgimi të madhe shumë të pasur. Sot shohim shumë që kërcejnë, prodhojnë ndoshta shumë apo imitojnë shumë, po nuk ngrohin, duket sikur nuk e mbushin atë boshllik që kërkon arti.

Bindja ime e parë është se nuk punohet, ose më saktë punohet për të kaluar radhën duke nisur që nga titullari që më shumë si art e quan si normë që duhet realizuar pa marrë parasysh përbërësit artistik. Këtu lëvizet me një hap. Jo Shqipëria e Mesme ka lëvizjet e veta, Tropoja ka lëvizjet e veta, të prera, strikte, të theksuara burrnore, ndaj them që kërcimtari i mirë është ai që duhet të njohi të gjithë ligjet e kërcimit, vecoritë e tyre, ndryshe gjërat do të dalin të thata, pa shpirt artistik.

Unë jam shumë dakord me ju dhe meqë përmendët Tropojën ajo që më cudit është se Tropoja e ka një ansambël, Durrësi nuk ka, katër herë rikontruktohet pallati kulturës nuk ka ansambël, nuk ka bibliotekë dhe të garantoj që ka shumë fonde…

Është ajo që unë thashë dhe më parë se më ka bërë përshtypje një njeri i apasionuar, nga një vend në Malësinë e Madhe dhe ka mundur që për 50 vite të mbajë një grup. Këtë duhet ta bëjnë gjithë sidomos në Durrës dhe unë kam nisur një përpjekje për ta ringritur një ansambël ose më saktë atë që kishim, po kjo bëhet bashkë me ata emra që i kanë dhënë jetë atij, i kanë dhënë famë, kjo bëhet me kujdesin e kryetares së bashkisë, me njerëzit e kulturës në bashki dhe mbi të gjitha duhet shpirt . Nuk mjaftojnë vetëm fonde se e di që fonde ka dhe jepen pa kriter po ashtu leje ndërtimi për rikonstruksione të atyre godinave që pa njerëz nuk funksionojnë.

Gëzim me lejen e ndërtimit nuk jemi keq, madje me shumicë. Ju falenderoj që ishe në këtë intervistë me bulevard news!