Ballina Lifestyle Selena Gomez dhe Benny Blanco kalojnë çaste të bukura pas një darke...

Selena Gomez dhe Benny Blanco kalojnë çaste të bukura pas një darke romantike në Malibu

29
0

Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco janë parë të përqafuar pas një takimi të mrekullueshëm në Malibu.

Krijuesja e hitit “Hands to Myself” dhe kompozitori u fotografuan së bashku të shtunën, derisa kishin vendosur krahët tek njeri-tjetri, shkruan Page Six.

Blanco, madje siç raportohet bëri një gjest tejet të kujdesshëm ndaj Selenës duke i hapur derën e makinës, dyshja më pas shkëmbyen një puthje romantike.

Aktorja e serialit “Only Murders in the Building” kishte veshur një triko ngjyrë bezhë.

Çifti si duket po shpenzojnë më shumë kohë me njeri-tjetrin, pasi Selena u kthye nga xhirimet e serisë së saj në Hulu dhe mori pjesë në festivalin e Kanës.

Ata janë tejet të komentuar në rrjetet sociale për relacionin e tyre, duke qenë edhe për faktin se artistja është një person me ndikim të madh në internet.