Ballina Slider SKANDALI: Si Aleksandër Frangaj po urdhëron bashkitë që mos të transmetojnë ndeshjet...

SKANDALI: Si Aleksandër Frangaj po urdhëron bashkitë që mos të transmetojnë ndeshjet në sheshe pa paguar tek ai

30
0

Ditën e djeshme Gazeta TemA raportoi skemat skandaloze se si TV Klan po lë pa transmetim ndeshjet e kampionatit Europian.

Pa asnjë njoftim Klan vendosi se për të parë ndeshjet tek kanali i tyre janë vetëm në rrjetin tokësor, duke injoruar totalisht pjesën më të madhe të njerëzve që kanë rrjet satelitor e që tashmë duhet t’i rikthehen antenave si qemoti.

Skandali i radhës është urdhëri që TV Klani i Aleksandër Frangajt u ka dhënë bashkive të vendit, që mos të transmetojnë në sheshe ndeshjet e “Euro 2024” pa paguar para tek ky televizion.

Këtë fakt e ka bërë me dije dhe deputeti Erion Braçe ku në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Kam lexuar nje leter bashkive te vendit, ku ju behet me dije se nuk mund te vendosin ekrane ne sheshet e tyre per njerezit qe duhet te shohin ndeshjet, pa paguar tek zoteruesi i te drejtave televizive dhe PAGESA ESHTE SHUME SHUME HERE ME SHUME SE VLERA E NJE ABONIMI!

Nuk ka as tarifa letra, por nje emer e nje numer telefoni ku duhet te flasesh e paguash; dhe kjo ju behet me dije shume vone, kur dihet se institucionet kane procedura qe nuk kalohen me “ti paguajne bizneset qe shesin qofte e birra”!”, thekson Braçe.