Ballina Sport Ronaldo me postim emocionues në prag të ndeshjes së parë

Ronaldo me postim emocionues në prag të ndeshjes së parë

58
0

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia e nisin sot kampanjën në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Portugezët do të përballen me Çekinë sonte me fillim nga ora 21:00.

Për Cristiano Ronaldon do të jetë ky Evropiani i gjashtë në të cilin merr pjesë, më shumë se çdo kush tjetër.

E para fillimit të kampanjës së Portugalisë, Ronaldo ka bërë një postim emocionues.

“Portugez, sot fillon një kapitull tjetër në historinë tonë. E kujtoj me mall ditën time të parë me kombëtaren, një rrugëtim plot sfida dhe fitore.

Tani, kam nderin të jem përkrah një ekipi kampionësh, plot talent dhe vendosmëri. Me forcën dhe mbështetjen e të gjithëve, ne i kthejmë ëndrrat në realitet. Le të luftojmë së bashku për një tjetër triumf.

Të bashkuar, jemi të pandalshëm. Forca Portugalia”, thuhej në postimin e tij.