Pak përpara nisjes për në Samitin e NATO-s në Washington, kryeministri Edi Rama e nis javën me mbledhjen e kryesisë të PS.
Dy pritet të jenë çështjet kryesore për diskutim, emri se kush do të jetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë. Kordinimi në funksion të këtyre zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlora.
Nesër pritet të mësohet emri nga kampi mazhoritar me të cilin do të kandidohet për këto zgjedhje. Ende nuk ka një lëvizje konkrete nga kampi tjetër, teksa kontestuan dekretin e Begaj për datën 4 gusht.
Tashmë socialistët kanë disa emra për garën e Himarës, por pritet konsultimi në kryesi i të gjithë emrave potencial për të mbërritur në kandidaturën finale.
Si çështje e dytë kryesia e PS do të diskutojë ecurinë e përgatitjeve për Kongresin e 27 Korrikut nga ku do të zgjidhet asambleja e re kombëtare.







