Ballina Sport Kolumbia befason Uruguain, e mposht 0-1 dhe gjen Argjentinën në finalen e...

Kolumbia befason Uruguain, e mposht 0-1 dhe gjen Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës! Rekord me 28 ndeshje pa humbje

11
0

Argjentina dhe Kolumbia do përballen në finalen e Kupës së Amerikës për këtë vit, duel i programuar për në datën 15 qershor pas mesnate (02:00) me atë shqiptare.

Në stadiumin “Bank of Amerika”, Kolumbia mposhti 0-1 Uruguain në gjysmëfinale, duke gjetur finalen e madhe dhe bërë surprizën. Mjaftoi goli i Lerma në minutën e 39-të që kolumbianët të merrnin biletën për në finale, teksa edhe njëherë James Rodriguez u tregua deçiziv me pasimin final.

Në fund nuk mungoi tensioni në tribuna, teksa u përfshinë edhe lojtarët, por për fat situata nuk zgjati dhe palët u qetësuan. Befasi në Kupën e Amerikës, ndërsa Messi me shokë janë më të avantazhuar për trofeun. Nga ana tjetër Kolumbia ka 28 ndeshje radhazi pa humbje.