Ballina Kosovë Osmani takon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më...

Osmani takon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

80
0

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re.

“Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.

Unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani.