Ballina Aktualitet Thirrjet drejt Urgjencës, Brataj: 1500 persona kërkuan ndihmë mjekësore në 24 orë

Thirrjet drejt Urgjencës, Brataj: 1500 persona kërkuan ndihmë mjekësore në 24 orë

13
0

Stina e verës ka rritur numrin e thirrjeve në drejtim të Urgjencës Kombëtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bën me dije se shumica e telefonatave vijnë nga Tirana por edhe zonat bregdetare.

Vetëm në 24 orët e fundit më shumë se 1500 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore, ndërkohë që të shumtë janë edhe ata qytetarë që janë drejtuar në Qendrat Shëndetësore Verore.

Përhapja e lajmit se vendin tonë po qarkullo virusi i Nilit perëndimor, ka rritur po ashtu alertin e qytetarëve të cilët këkrojnë më shumë info në drejtim të 127.

“Ajo që themi është se nuk ka një përqindje të lartë vdekshmërie, kuptohet si çdo sëmundje virale ndikohet qoftë nga mosha, qofta nga gjenetika apo edhe sëmundjet shoqëruese.”-u shpreh Brataj.

Kur vera, është ende në vijim, bluzat e bardha  apelojnë për kujdes të shtuar, në të gjitha drejtim e veçanërisht gjatë lëvizjeve me automjete.