Ballina Kronika E rëndë/ Grushta dhe shkelma kokës, i mituri rrihet barbarisht jashtë shkollës...

E rëndë/ Grushta dhe shkelma kokës, i mituri rrihet barbarisht jashtë shkollës në Durrës

295
0

Një sherr i dhunshëm mes disa nxënësve të shkollës profesionale “Beqir Çela” është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Shkozet, Durrës.

Nga pamjet e publikuara nga “JOQ” shihet se si disa djem kanë rrahur barbarisht bashkëmoshtatarin e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 jashtë oborrit të shkollës.

Siç shihet dhe në video, disa të rinj godasin të miturin me grushta dhe shkelma, ndërsa disa të tjerë përpiqen që t’i ndalojnë.