Ballina Politika Gazetari kërcënon deputetin/ Logu ‘shpërthen’ ashpër: Një alarm për demokracinë në Shqipëri

Gazetari kërcënon deputetin/ Logu ‘shpërthen’ ashpër: Një alarm për demokracinë në Shqipëri

322
0

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, ka kritikuar ashpër situatën aktuale që po ndodh me deputetin Bardhi, duke e konsideruar një kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin e demokracisë dhe sigurinë e deputetëve. Në një intervistë me gazetaren Armela Ferko në  një emision televiziv Logu ka theksuar se deklaratat e bëra nga një gazetar me lidhje të ngushta me Edi Ramën dhe PS, Sokol Balla, përbëjnë një kanosje serioze ndaj Gazmend Bardhit, kryetarit të grupit parlamentar të PD.

‘Qartazi, ajo që kemi parë ditën e djeshme ishte një kërcënim për burg ose për vrasje që i bëhet një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë për shkak të detyrës që ai ushtron. Kallëzimet dhe denoncimet që ka bërë Gazmend Bardhi janë të gjitha kallëzime që ai i ka bërë për shkak të detyrës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Pikërisht për këto kallëzime, një gazetar, i cili njihet për afërsinë dhe lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën dhe PS, kërcënon hapur, në një media publike, kryetarin e grupit parlamentar. Në fakt, një deklaratë apo një editorial, që mendoj unë, nuk ka asnjë lidhje as me mediat as me gazetarin, sepse nga fillimi në fund përmbante vetëm të pavërteta.

Pra, thuhej që Gazmend Bardhit po i shtoheshin çështjet me drejtësinë, ndërkohë që Gazmend Bardhi nuk ka asnjë çështje me drejtësinë përveç kallëzimeve që ka bërë ndaj eksponentëve më të lartë të PS dhe ndaj Ramës. Thuhej gjithashtu se SPAK e paalajmëroi Gazmend Bardhin; ndërkohë, SPAK nuk e paralajmëroi. SPAK doli dhe tha që mesazhet që janë dërguar Bardhit dhe që media ku punon gazetari Balla i shpërndajnë dhe i marrin si të mirëqena janë të pavërteta, të sajuara, dhe i bënte thirrje mediave që përdoren nga qeveria dhe nga krimi i organizuar që të mos përhapin lajme të tilla të pavërteta.

Dhe megjithëse për këdo ishte shumë e qartë se cili ishte qëndrimi i SPAK, Balla përdori këtë moment për të shpërndarë dy lajme të pavërteta, por edhe për të bërë një kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj Bardhit, që të mos vazhdonte aktivitetin e tij denoncues, sepse mund të kishte fatin e Ervin Salianjit, pra të shkojë në burg, apo fatin e Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur dhe dyshohet se është vrarë.

Ky është një rast tipik i një kanosjeje që i bëhet një funksionari publik për shkak të detyrës dhe, në vlerësimin tim, prokuroria do të duhej të kishte filluar menjëherë hetimet për rastin. Është një vepër penale e detyrueshme dhe, në fakt, çdo qytetar që do të bënte atë lloj kanosjeje do të përballej me ligjin, sepse është një vepër penale e dënueshme me 1 deri në 3 vjet burg. Në raste të tilla, prokuroria, duke qenë se kemi të bëjmë me një kanosje publike, merr njohuri kryesisht dhe mund të fillojë në mënyrë të menjëhershme hetimet.

Unë e kuptoj fare mirë se gazetari në fjalë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vepruar si zëdhënës i Ramës, por gjithësesi, të marrësh përsipër që publikisht të konsumosh një vepër penale aq të rëndë, unë mendoj se situata në vendin tonë tani është bërë kaq e rëndë sa ja lejon vetes të kërcënojë herë me burg e herë me vrasje këdo që guxon të denoncojë aferat e Edi Ramës, aferat e qeverisë së tij.’- u shprh Logu