Deputeti socialist Jurgis Çyrbja fitoi mandatin e deputetin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në qarkun Durrësit.
Vendin e tij në Kuvend pas vendimit për të lenë mandatin pritet ta marrë Erjon Meka.
Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet.
Ai u zgjodh për herë të parë në vitin2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota.
Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin e deputetit, vendim ky që vjen dy ditë pas paraqitjes së tij në SPAK ku qëndroi për 5 orë. Gazetarja Fjorela Beleshi raportoi në Ditarin me Denisa Pashollin, se arsyet e lënies së mandatit të tij janë të paqarta, por sipas saj një nga arsyet mund të jetë lufta e brendshme në PS
“Arsyet e lënies së mandatit ende janë të pashpjeguara, ende nuk dihen, pavarësisht insistimit pse Çyrbja la mandatin e deputetit kur janë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Çyrbja do të duhej të garonte në listën e hapur se ka dy mandate deputeti. Përveç punës së drejtësisë ku nuk dihet se çka ndodhur për 5 orë, pasi Çyrbja ka qëndruar për mbi 5 orë. Nga ana tjetër lufta e brendshme e PS në zonën e Durrësit mund të ketë shërbyer për këtë vendim të tij”, raportoi gazetarja e A2.
Çyrbja është i treti deputet i Partisë Socialsite që ka lënë mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit, pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës. Zëvendësuesi i i tij do të jetë Erjon Meka.







