Ballina Kronika U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma...

U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin! Policia arreston drejtuesin tjetër

28
0

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Dajç të Lezhës, nuk i mbijeton dot plagëve drejtuesi i motorit që u plagos rëndë.

Francesk Mazogaj, 30 vjeç, njoftohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu mori plagë të shumta nga përplasja me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija, ditën e djeshme (28 Tetor).

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht 30-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë mësohet se Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.