1. Ai nuk është në pushtet
Ekonomia është çështja më e rëndësishme për votuesit, dhe ndërsa papunësia është në nivele të ulëta dhe bursa po lulëzon, shumica e amerikanëve thonë se po luftojnë me çmime më të larta çdo ditë.
Nivelet e rritura të inflacionit që nuk janë parë që nga vitet 1970 si pasojë e pandemisë, i kanë dhënë Trumpit mundësinë të ngrejë pyetjen: “A je më mirë tani sesa ishe katër vjet më parë?”
Në vitin 2024, votuesit në mbarë botën e kanë rrëzuar disa herë nga pushteti partinë në pushtet, pjesërisht për shkak të kostos së lartë të jetesës pas Covid-it. Edhe votuesit amerikanë duken të uritur për ndryshim.
Vetëm një e katërta e amerikanëve thonë se janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe dy të tretat kanë një perspektivë pesimiste mbi ekonominë.
Harris është përpjekur të paraqitet si kandidate për ndryshim, por si zëvendëspresidente e ka patur shumë të vështirë të distancohet Joe Biden, presidenti jo shumë popullor.
2. Ai duket i paprekshëm nga lajmet e këqija
Pavarësisht nga pasojat e trazirave të 6 janarit 2021 në Kongresin e SHBA, një sërë aktakuzash dhe një dënimi të paprecedentë penal, mbështetja për Trumpin ka mbetur e qëndrueshme gjatë gjithë vitit, në 40% ose më lart.
Ndërsa demokratët dhe konservatorët e grupit “Never-Trump” thonë se ai nuk është i përshtatshëm për postin, shumica e republikanëve pajtohen kur ish presidenti thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash politike.
Me këtë përçarje, atij i duhet thjesht të fitojë një pjesë të vogël për të mjaftueshme të votuesve të pavendosur.
3. Paralajmërimet e tij për imigracionin e paligjshëm gjejnë jehonë
Përtej gjendjes së ekonomisë, zgjedhjet shpesh vendosen nga një çështje e cila ka tërheqje emocionale.
Demokratët shpresojnë se kjo çështje është aborti, ndërsa Trumpi “vë bast” se ajo është imigrimi.
Pasi prurjet në kufi shënuan nivele rekord nën presidentin Biden, dhe fluksi i tyre ndikoi edhe në shtetet që janë larg kufirit, sondazhet sugjerojnë se votuesit i besojnë më shumë Trumpit për imigracionin. Dhe ai duket se do të ketë më shumë mbështetje mes latinëve, sesa në zgjedhjet e mëparshme.
4. Shumë më tepër njerëz nuk kanë një diplomë, sesa kanë
Thirrja e Trump për votuesit që ndihen të harruar dhe të lënë pas dore, ka transformuar politikën amerikane duke i kthyer zonat elektorale tradicionalisht demokrate, si për shembull punëtorët e sindikatave, në republikanë, duke e bërë pothuajse normë mbrojtjen e industrisë amerikane nga tarifat.
Nëse ai ia del të rrisë pjesëmarrjen në votime në zonat rurale dhe periferike të shteteve që janë me rezultat të ngushtë, kjo mund të kompensojë humbjen e republikanëve të moderuar dhe të arsimuar.
5. Ai shihet si një njeri i fortë në një botë të paqëndrueshme
Kundërshtarët e Trumpit thonë se ai minon aleancat e Amerikës duke u afruar me liderët autoritarë.
Megjithatë, ish-presidenti e sheh paparashikueshmërinë e tij si një pikë të fortë, dhe thekson se asnjë luftë e madhe nuk filloi kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Shumë amerikanë janë të zemëruar, për arsye të ndryshme, me SHBA-të që dërgojnë miliarda në Ukrainë dhe Izrael – dhe mendojnë se Amerika është më e dobët nën presidentin Biden.
Shumica e votuesve, veçanërisht burrat që Trump i ka tërhequr përmes podkasteve si ai i Joe Rogan, e shohin Trumpin si një udhëheqës më të fortë se Kamala Harris.
Kamala Harris
1. Ajo nuk është Donald Trump
Pavarësisht avantazheve të Trumpit, ai mbetet një figurë thellësisht polarizuese.
Në vitin 2020, ai fitoi një numër rekord votash për një kandidat republikan, por u mund sepse shtatë milionë amerikanë të tjerë dolën për të mbështetur Bidenin.
Këtë herë, Harris po luan faktorin frikë nga një rikthim i Trumpit. Ajo e quajti atë një “fashist” dhe një kërcënim për demokracinë, ndërsa u zotua të lërë pas “dramën dhe konfliktin”.
Një sondazh i Reuters/Ipsos në korrik tregoi se katër në pesë amerikanë mendonin se vendi po dilte jashtë kontrollit. Harris do të shpresojë që votuesit – veçanërisht republikanët e moderuar dhe të pavarur – ta shohin atë si një kandidate për stabilitet.
2. Ajo nuk është as Joe Biden
Demokratët po përballeshin me humbjen pothuajse të sigurtë në momentin kur Joe Bideni u largua nga gara. Të bashkuar në dëshirën e tyre për të mundur Trumpin, partia u mblodh shpejt rreth Harrisit. Me shpejtësi mbresëlënëse, ajo dha një mesazh më largpamës që emocionoi bazën.
Ndërsa republikanët e kanë lidhur atë me politikat më jopopullore të Bidenit, Harris ia ka dalë disa prej sulmeve që janë specifike kundër presidentit Biden.
Më e qarta nga këto është mosha – sondazhet sugjeronin vazhdimisht se votuesit kishin shqetësime reale për përshtatshmërinë e Bidenit për postin. Më tej gara u përmbys, dhe tani është Trump ai që po kërkon të bëhet personi më i moshuar që ka fituar ndonjëherë Shtëpinë e Bardhë.
3. Ajo ka mbrojtur të drejtat e grave
Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që kur Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi Roe v Wade dhe të drejtën kushtetuese për abort.
Votuesit e shqetësuar për mbrojtjen e të drejtave të abortit mbështesin në masë të madhe Harrisin dhe ne kemi parë në zgjedhjet e kaluara – veçanërisht në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022 – që çështja mund të nxisë pjesëmarrje të lartë dhe të ketë një ndikim real në rezultat.
Kësaj radhe, 10 shtete, duke përfshirë shtetin e luhatur të Arizonës, do të kenë iniciativa votimi duke pyetur votuesit se si duhet të rregullohet aborti. Kjo mund të rrisë pjesëmarrjen në favor të Harrisit.
Natyra historike e përpjekjes së saj për t’u bërë presidentja e parë femër mund të forcojë gjithashtu epërsinë e saj mes votuesve femra.
4. Votuesit e saj kanë më shumë gjasa të dalin të votojnë
Grupet me të cilat Harris po bën apele dhe sondazhe më të forta, të tilla si të arsimuarit në kolegj dhe të moshuarit, kanë më shumë gjasa të votojnë.
Demokratët marrin rezultate më të mira zakonisht, me grupet me pjesëmarrje të lartë, ndërsa Trumpi ka përfitime me grupe relativisht të ulëta sa i përket pjesëmarrjes si të rinjtë dhe ata pa diplomë kolegji.
Trump, për shembull, ka një epërsi të madhe midis atyre që ishin regjistruar, por nuk votuan në vitin 2020, sipas një sondazhi të New York Times/Siena.
Një pyetje kryesore, pra, është nëse ata do të dalin të votojnë këtë herë.
5. Ajo ka mbledhur – dhe ka shpenzuar – më shumë para
Nuk është sekret që zgjedhjet amerikane janë të kushtueshme dhe viti 2024 pritet të jetë më i shtrenjti ndonjëherë.
Por kur bëhet fjalë për fuqinë e shpenzimit – Harris është në krye. Ajo ka mbledhur më shumë që kur u bë kandidate në korrik sesa Trump në të gjithë periudhën që nga janari 2023, sipas një analize të fundit të Financial Times, e cila gjithashtu vuri në dukje se fushata e saj ka shpenzuar pothuajse dy herë më shumë për reklama.
Kjo mund të luajë një rol në një garë të ngushtë, e cila përfundimisht do të vendoset nga votuesit në shtetet që deri në sekondën e fundit u bombarduan nga reklamat politike. / bota.al