Ballina Politika 29-Nëntori, Berisha sulmon luftën partizane: Kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit

29-Nëntori, Berisha sulmon luftën partizane: Kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit

19
0

Ashtu si çdo vit, edhe këtë 29 Nëntor, Sali Berisha është hedhur në sulm kundër luftës partizane.

Ndonëse me mijëra partizanë luftuan për atdhe kundër okupatorëve gjermanë dhe italianë, për Berishën ata janë kriminelë.

Studimet e dekadave të fundit të bazuara në dokumente të panumërta kanë provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë ne krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë, kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, genocid dhe krime të renda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve.

Kjo klikë terroriste dhunoi me qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare të Gjenevës, Hagës, për mbrojtjen e popullatës civile, robërve të luftës, të sëmurëve dhe të plagosurve të luftës etj.

E vërteta të detyron, prandaj sot, është në interes të çdo shqiptari, të raportit të tij me të vërtetën historike të kombit, të shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datën 28 nëntor 1944?

Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje, do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe këtu nuk e kam fjalën për datën 28 apo 29, por për çlirimin si të tillë, është një medalje me dy anë.

Në njërën anë, është  e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam, mbasi gjermanët në humbje e sipër të luftës, u tërhoqën nga Shqipëria dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve fitimtarë.

Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre gjatë luftës, mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë të historisë”, shkruan Berisha.