Ballina Sport Juventusi ia ofron dy gjigantëve anglezë mesfushorët e tyre

Juventusi ia ofron dy gjigantëve anglezë mesfushorët e tyre

26
0

Juventusi ka luajtur këtë mesjavë në Angli një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villës, ku në fund morën një pikë pas barazimit pa gola 0-0.

Por përveç ndeshjes në Angli, drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë pasur edhe disa takime, pasi synimi është t’i largojnë dy mesfushorë në janar.

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka qëndruar në Manchester, duke u takuar me drejtuesit e dy klubeve të Manchesterit, Cityt dhe Unitedit.

Giuntoli i ka ofruar dy gjigantëve anglezë mesfushorët si Douglas Luiz dhe Nicolo Fagioli.

Si braziliani ashtu edhe italiani nuk janë në planet e Thiago Mottas dhe pritet largimi i tyre në janar. Luiz ka ngjallur interesimin e skuadrave angleze, por jo edhe Fagioli.