Ballina Kuriozitete Kinë, 200,000 metra kub akull, nis zyrtarisht eventi i 26-të i “Harbin...

Kinë, 200,000 metra kub akull, nis zyrtarisht eventi i 26-të i “Harbin Ice Snow World”

18
0

Ka nisur këtë javë zyrtarisht ndërtimi i parkut të akullt “Harbin Ice Snow World” në Harbin të Kinës, duke shënuar kështu eventin e tij të 26-të. 200,000 metra kub akull është rezervuar për t’u përdorur në parkun e veçantë. Zëvendës drejtoresha e departamentit planifikues të parkut tha se Harbin do të presë plot turistë që vijnë të shohin këtë event të veçantë.

“Përdorimi i 200,000 metrave kub akull të rezervuar shënon fillimin e ndërtimit të ri të parkut të akullt. Banorët në Harbini janë gati të mirëpresin turistët nga brenda dhe jashtë vendit për të përjetuar kulturën e akullit dhe borës të qytetit tonë të mrekullueshëm”.

Këta kube akulli, të cilët janë ruajtur me kujdes gjatë tre sezoneve, duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit të rreptë dhe testimit profesional.

Vetëm akulli që plotëson standardet për trashësinë, gjatësinë dhe pastërtinë do të transportohet në parkun e akullt për ndërtim. Ky park në Harbin është mjft i njohur në Kinë dhe gëzon popullaritet të madh çdo dimër. Këtë vit, parku planifikon të përdorë 300,000 metra kub akull dhe borë për të krijuar parkun më të madh tematik ndonjëherë në zonën 1 milion metër katror.