Ballina Aktualitet Vasili: Pse të mos punojmë për një United States of Albania?

Vasili: Pse të mos punojmë për një United States of Albania?

27
0

Aktori dhe njëherësh regjisori i njohur, Laert Vasili, ka shpërfaqur problemet në historinë e shqiptarëve, duke thënë se shqiptarët shpeshherë e kanë mohuar historinë e tyre.

“Shumë probleme duke mohuar pikësëpari historinë tonë. Neve historia na ka masakruar, por kemi masakruar edhe ne të ndihmojmë historinë tonë”, ka thënë Vasili.

Sipas tij, pavarësisht problemeve në histori, lajm i mirë është tashmë kalimi i kufirit pa u kërkuar ndonjë dokument.

“Ne vetë me ndërgjegje shpeshherë i bëjmë kazmën vetën. Po mjafton që kur kaloj kah dogana nuk më kërkohet ndonjë dokument, qoftë edhe ky bashkim është diçka. Por fuqitë e huaja dihet që na kanë masakruar”, ka thënë Vasili.

“Pse të mos ëndërrojmë të paktën apo punojmë për një United States of Albania”, ka thënë ai në “Pa Protokoll”, teksa ka komentuar idenë për bashkim kombëtar.