Ballina Ekonomia 15.5 mln euro për blerje energjie për muajin nëntor, fatura vjetore arrin...

15.5 mln euro për blerje energjie për muajin nëntor, fatura vjetore arrin në 59.3 mln euro

20
0

Rreth 15.5 mln euro është fatura për blerjen e energjisë gjatë muajit nëntor. Mungesa e reshjeve të shiut gjatë këtij muaji, detyroi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë.

Në total, KESH bleu rreth 100 mijë mWh energji, ndërsa çmimi me të cilin u sigurua energjia varion nga 147 -157 euro/ mWh.

Këto ishin procedurat e para për blerje energjie të zhvilluar pas 3 muajsh, që KESH nuk kryente importe çka sugjeron se deri më tani, nevojat janë plotësuar nga prodhimi në Kaskadën e Drinit.

Ndërkaq, këto shpenzime kanë rritur faturën për blerje energjie për vitin 2024, duke e çuar në gati 59.3 mln euro. Kjo shumë, është shpenzuar vetëm nga mesi i muajit qershor, kur nisën edhe importet e para, duke qenë se thuajse deri në mes të vitit nuk u krye asnjë procedurë për sigurim energjie.

Në total, gjatë vitit 2024 janë importuar mbi 458 000 mWh energji, ndërsa çmimi mesatar përllogaritet në rreth 124 euro/ mWh.