Ballina Aktualitet Reshje dëbore në Elbasan, zbardhen fshatrat malore, rrëshqitje dheu në disa zona

Reshje dëbore në Elbasan, zbardhen fshatrat malore, rrëshqitje dheu në disa zona

25
0

Mëngjesi i kësaj fundjave ka zbardhur nga dëbora të gjithë fshatrat malorë në Qarkun e Elbasanit.

Dëbora ka mbuluar fshatrat në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit dhe vazhdon të bjerë me intensitet të lartë.Trashësia më e madhe mëngjesin e kësaj të shtunë është regjistruar në fshatrat e Njësisë Administrative Steblevë, në fshatin Qarrishtë, Rrajcë dhe në disa fshatra të tjerë malorë.

Ndërkohë që në zonën e ulët bien reshje shiu, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Aktualisht për shkak të mbizotërimit të motit të keq ka vetëm probleme të furnizimit me energji të disa lagjeve në fshatrat malorë.

Ndërkohë, nga reshjet e dendura në fshatin Pobrat të Elbasanit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh të cilët kanë vështirësuar qarkullimin në një segment të kësaj rruge rurale.

Për shkak të reshjeve që bien pa ndërprerje ndërhyrja për largimin e dherave dhe gurëve në këtë segment është e pamundur.

Qarkullimi në këtë aks rrugor në një situatë të tillë mbetet i pamundur me automjete dhe i rrezikshëm edhe për këmbësorët pasi nga lartësitë bien gurë dhe herë pas here ka rrëshqitje të tokës.