Ballina Politika Shkrimi i medias gjermane, reagon Bardhi: Balluku tregohet me gisht për favorizimin...

Shkrimi i medias gjermane, reagon Bardhi: Balluku tregohet me gisht për favorizimin e një kompanie kroate

30
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me shkrimin e medias gjermane focus.de, që akuzon Zëvendëskryeministren Balluku si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit, duke favorizuar një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale në Ekuador dhe Kolumbi. Bardhi bën thirrje për SPAK që të nis hetimet mbi këtë aferë.
Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit dhe shkrimi i publikuar në median gjermane focus.de

Belinda Balluku tregohet me gisht nga një prej mediave më serioze gjermane mbi një procedurë koncesione që favorizon një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale! Ky është shkrimi i dytë në pak ditë mbi këtë aferë të dyshuar kriminale dhe duhet të shërbejë si nxitje për SPAK për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.