Kryetari i bashkisë Shijak, Z.Elton Arbana do të realizojë një takim të hapur online me shikasasit kudo në botë.
Të dielën 8 Dhjetor 2024, ora 17.00 do të jetë dëgjesa publike online përmes platformës zoom.
Z.Arbana në një postim në rrjetet sociale ka thënë: “Emigrantët shijakas kudo në botë janë të ftuar të na bashkohen në takimin tonë online për të folur për punën e bërë dhe sfidat që na presin, meqënëse jemi në prag të miratimit të Buxhetit Afatmesëm 2025-2027.
Bashkëbisedim dhe mendime nga emigrantët se çfarë mund të bëjmë më shumë për Shijakun.
Dy ditë përpara takimit do të publikojmë dhe linkun ne platformen zoom,ku mund të merrni pjesë në këtë bashkëbisedim online. Ju mirëpresim!”