Ballina Sport Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën e Spanjës për të...

Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori

46
0

Real Madrid fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, ndërsa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Barcelonës në finale, me katalanasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Madrilenët diktuan ritmin në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa në minutën e 7’ pas asistit të dhuruar nga Bellingham, Vinicius Junior zhbllokoi sfidën dhe vetëm tre minuta më pas, braziliani shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ancelotti-t.

“Blaugrabat” provuan të reagonin, me Robert Lewandowski-n që realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 33’ dhe rihapi sfidën.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas, “Los Blancos” fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Araujo-s, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Vinicius, i cili shënoi dhe bëri “hat-trick”.

Ndërkohë, në minutën e 64’ rrugë drejt rrjetës e gjeti Rodrygo, i cili bëri “poker” për Realin.

Si të mos mjaftonte rezultati, Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1, me Real Madrid që fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, duke iu afrua Barçës, që e ka fituar këtë trofe 14 herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu