Ballina Lifestyle Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe tri raste të sulmit sek*ual

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe tri raste të sulmit sek*ual

113
0

Një gjykatë në Londër ka shpallur fajtor komedianin dhe aktorin britanik, Russell Brand, për një rast përdhunimi dhe tri raste të sulmit seksual.

Pas nëntë orësh diskutimesh, juria e ka gjetur Brandin fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, raportojnë BBC dhe The Times, përcjell “Bota sot”.

Brand ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij. Ai përballej me gjithsej shtatë akuza, që lidhen me gjashtë gra të ndryshme.

Megjithatë, gjykata e ka shpallur të pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një akuzë për tentim të sulmit të pahijshëm seksual.

Pas shpalljes së vendimit, gjyqtari i është drejtuar Brandit, duke e paralajmëruar se duhet të përgatitet për një dënim me burgim.

“Ju jeni shpallur fajtor për një numër veprash penale, përfshirë përdhunimin. Pasoja e kësaj është në mënyrë të pashmangshme një dënim i konsiderueshëm me burgim”, ka deklaruar gjyqtari.

Sipas një njoftimi të Policisë Metropolitane, Russell Brand pritet të dalë para gjykatës të hënën, më 9 nëntor, kur do t’i shqiptohet dënimi.