Ballina Lifestyle Lily James tërheq vëmendjen në New York, shfaqet me fustan të tejdukshëm...

Lily James tërheq vëmendjen në New York, shfaqet me fustan të tejdukshëm të zi

59
0

Aktorja e njohur britanike, Lily James, ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje mbrëmjeje në New York, ku është shfaqur me një paraqitje mjaft provokuese.

Ylli i Hollywood-it kishte zgjedhur një fustan të zi, të tejdukshëm dhe elegant, përmes të cilit binte në sy të brendshmet e saj.

Aktorja 37-vjeçare dëshmoi edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin, duke kombinuar elegancën me një pamje joshëse.

Lily u shfaq mjaft e kuruar për këtë dalje, ndërsa veshja e saj u bë një nga detajet më të komentuara të mbrëmjes.