Nicola Peltz shkëlqen në New York, shfaqet pa bashkëshortin Brooklyn Beckham në një festë luksoze
Aktorja dhe modelja amerikane, Nicola Peltz, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një mbrëmjeje në New York.
Ylli 31-vjeçar mori pjesë në festën e organizuar nga marka Alice + Olivia, ku u shfaq pa bashkëshortin e saj, Brooklyn Beckham.
Nicola kishte zgjedhur një bluzë të zezë të shkurtër me dekolte të hapur, e cila vinte në pah linjat e saj trupore dhe barkun e tonifikuar. Ajo e kishte kombinuar veshjen me një stil elegant, duke kompletuar paraqitjen me grim të kuruar dhe flokë të rregulluara.
Dalja e saj solo vjen në një periudhë kur çifti Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të zhvillimeve dhe spekulimeve rreth marrëdhënieve familjare.
Megjithatë, Nicola dukej në humor të mirë dhe shijoi mbrëmjen mes të ftuarve në këtë event të modës në New York.







