Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën e Interlagos, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Në një pistë të lagur për shkak të shiut dhe pas më shumë se 2 orësh prova zyrtare, kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’27”470.
Në vendin e dytë u klasifikua britaniku George Russell me Mercedes, por që do të vuajë një penalitet prej 5 pozicionesh.
Kështu, vendin e tij në vijën e parë të nisjes të dielën në mbrëmje (orqa 18:00) do ta zërë shoku i tij i skuadrës Kimi Antonelli, që sot doli i treti.
Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që gjithashtu ka një penalitet prej 10 pozicionesh dhe do ta nisë garën nga vendi i 14-të. Në “top-10” u renditën edhe Liam Lawson, Nico Hulkenberg, Isack Hadjar, Oliver Bearman, Fernando Alonso dhe Alexander Albon.







