Ballina Europë Vetura Tesla digjet tërësisht, vdes shoferi në Gjermani

Vetura Tesla digjet tërësisht, vdes shoferi në Gjermani

37
0

Të shtunën, një person në Gjermani ka ndërruar jetë pasi vetura Tesla e tij është djegur tërësisht.

Siç shkruan Bild, personi që u aksidentua po udhëtonte në rrugën e qarkut 22 në distriktin Harburg rreth orës 21:45 kur papritmas kaloi në korsinë tjetër.

Nga shpejtësia e madhe ai u përplas me urën e betonit, duke bërë që makina e tij të shpërthejë në flakë.

Policia bën të ditur se është ende e paqartë pse shoferi humbi kontrollin e makinës së tij.